Super fshehtësitë për një stomak seksi dhe të rrafshët

  • 13 June 2018 - 11:41
Super fshehtësitë për një stomak seksi dhe të rrafshët

Uji me limon e me tranguj nxit shkrirjen e shtresave dhjamore, sikurse edhe mbështjellësi i aluminit nga kuzhina shtëpiake

Uji me tranguj ndikon si diuretik natyral

Edhe pse linja e mirë e trupit kërkon mund, basku i rrafshët shpejtë mund të arrihet. Një ditë para se të shkoni në plazh, sugjerohet të pini shumë ujë. Dehidrimi shtyn trupin në mbajtjen e ujit dhe me atë rast shfaqen fryrjet. Ujin mund ta erëzoni me limon, tranguj, nenexhik apo edhe me xhenxhefil. Limoni ndihmon në pastrimin e shpejtë të trupit, nenexhiku thyen oreksin, xhenxhefili rregullon tretjen ndërsa që trangujt veprojnë si diuretik natyral, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mbështjellësit prej alumini shkrijnë dhjamin

Në shkrirjen e shpejtë të yndyrave në hapësirën përreth barkut, në largimin e helmeve nga trupi, largimin e lëngjeve tepricë dhe në shtrëngimin e lëkurës ndihmon mbështjellësi prej alumini. Tretmani fillon me dy gota ujë të vluar, të cilit i shtohen edhe tri qese çaj të gjelbër, një kapsulë me vitamina  E si dhe dy lugë kripë deti. Derisa kjo përzierje të ftohet, përzieni edhe dy lugë kripë deti me dy lugë vaj kokosi dhe i bëni masazh barkut. Gjithë këtë përzierje më pas e vendosni në bark dhe e mbështjelli me mbështjellësin prej alumini.

Gjumi i mirë thyen oreksin

Mungesa e gjumit nxit sekretimin e kortizolit, hormonin e stresit i cili ndërlidhet me mbipeshën, sidomos në hapësirat e barkut. Oreksi forcon atë që shkakton mbipeshën. Më së miri është që për çdo natë të flini midis shtatë dhe nëntë orë.

 Ushtrimet e mëngjesit shpejtojnë metabolizmin

Pas një nate të mirë dhe të rehatshme me gjumë, ditën fillojeni me pak ushtrime. Ushtroni jogë në mëngjes, e kjo do t’ju ndihmojë që gjatë ditës të keni një metabolizëm të përshpejtuar. Ecja e drejtë për disa sekonda do ta ‘përmirësojë’ edhe formën e barkut. Më pas pason kafjalli si dhe disa shujta të tjera të vogla gjatë gjithë ditës. Shujtat i ndihmojnë sistemit tretës të punojë pandërprerë dhe ta tretë ushqimin, derisa shujtat e mëdha vetëm sa e ngadalësojnë tretjen por edhe metabolizmin.

Lulelakrën dhe bokolin duhet shmangur

Një ditë para se të shkoni në plazh apo në pishinë, duhet konsumuar ushqimin i cili mbetet më gjatë në sistemin tretës. Ushqimet e përpunuara dhe ato të pasura me sheqer duhet shmangur pasi që shkaktojnë gazra. Zgjidhje më emirë janë drithërat, pemë dhe perimet e pasura me fruktozë si babunen, dredhëza dhe agrume, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nëse konsumoni shpejt, përtypet më shumë ajër

Puna e shpejtë e tretjes së ushqimit, pos tretjes mund të nxitet edhe me mënyrën e ngrënies së ushqimit. Ushqimin duhet ta përtypni së paku 20 deri 25 herë. Nëse hani shpejt, nuk e përtypni ushqimin sa duhet, që do të thotë se në sistemin tretës hyn më shumë ajër i cili shkakton fryrje.

Çaji qetëson tretjen dhe nxit humbjen në peshë

Kafeina në kafe mund ta ngadalësojë sistemin tretës, prandaj sugjerohet të pini çaj. Kamomili dhe nenexhiku shmangin rrezikun e fryrjes, ndërsa çaji i bardhë dhe ai i gjelbër nxitin shkrirjen e dhjamit. 

(Kosova Sot)