Ilaç për majat e plasaritura të flokëve

  • 17 June 2018 - 14:04
Ilaç për majat e plasaritura të flokëve

Majat e plasaritura mund të paraqiten gjatë larjes së flokëve, për këtë kurrë nuk rekomandohet larje e flokëve me ujë të nxehtë apo të ftohtë. Në këtë mënyrë të larjes, flokët mund të thahen, kurse majat të plasariten. Për këtë lani me ujë të ngrohtë dhe flokët do të ju falënderojnë.

Gjatë larjes së flokëve me rëndësi është të përdorni shampo cilësor, veçanërisht regjeneratori, i cili është i detyrueshëm nëse i ngjyrosni flokët. Kur të aplikoni shamponin apo regjeneratorin, mos i përdorni thonjët, që mos të lëndoni edhe më shumë flokët tuaja. Pas larjes leni flokët të thahen vetëvetiu, sepse tharja me ‘fen’ i dëmton më shumë majat e flokëve, i thanë, si dhe e humbasin shkëlqimin. Nëse vërtetë duhet t’i thani flokët me ‘fen’, përdorni fen i cili nuk nxehë më shumë se 2000C, sepse mbi këto do të ju djegë edhe më shumë flokët.

Para tharjes së flokëve me fen, flokët spërkatni me maskara, spreje dhe llaqe të cilët do t’i mbrojnë flokët. Që t’i mbroni në mënyrë më efektive nga plasaritja e tyre, flokët preni rregullisht, së paku çdo dy muaj. Gjatë qethjes, floktari (frizeri) do ta vërejë se sa janë të dëmtuara flokët, dhe se a duhet kujdes shtesë!

Mjekoni çdo ditë majat e plasaritura:

Përdorni krehër të gjërë – pas aplikimit të regjeneratorit, flokët krehni lehtë me krahën të gjërë. Me këtë do të ndaloni plasaritjen e flokëve gjatë krehjes së flokëve të thara.
Bëhuni e kujdesshme – mos e shtrëngoni shumë bishtalecin apo “punxhin”, dhe shmangni stolitë e flokëve që kanë pjesë metalike.
Përdorni regjeneratorë që nuk lahet – lloji i tillë i regjeneratorit do të ju japë mbrojtje më të madhe gjatë tërë ditës.
Kujdes kualitetin e fenit – më së miri është të përdorni fen i cili përdoret në salone profesionale, sepse ata më pak do t’i nxehin dhe dëmtojnë flokët tuaja.
Konsumoni biotin dhe acid folik – biotini forcon thonjtë dhe flokët, kurse acidi folik ndikon në trashësinë dhe gjatësinë e flokëve.
Zvogëloni ngjyrosjen e flokëve – ngjyrosja shkakton thyerjen e majave të flokëve

(Kosova Sot)