Katër ushtrime për vithe të forta dhe seksi

  • 19 June 2018 - 12:37
Katër ushtrime për vithe të forta dhe seksi

Kur flasim për vithet, fjalën e kemi për muskuj të mëdhenj, shumë të fortë, të cilët i lëvizin këmbët dhe stabilizojnë eshtrat e legenit. Përpos që kanë rëndësi funksionale, muskujt e vitheve kanë rëndësi edhe estetike, për t'u dukur sa më bukur. Ja çfarë ushtrimesh duhet t'i bëni, trasmeton gazeta Kosova Sot

1. "COOK BRIDGE" Shtrijuni në shpinë dhe ngriteni një gju nga gjoksi. Mos e lakoni shpinën dhe mos u mbani me ashtin pubik në dysheme derisa i bëni lëvizjet, por paramendoni sikur shpina dhe vithet janë të drejta, si dërrasë, duke i ngritur ato sa më lart. Do të befasoheni se sa i vështirë është ky ushtrim. Bëjeni këtë ushtrim nga 20 herë për të dyja anët.

TREKËMBËSHI Ky variant i ushtrimit origjinal i teknikës "body" theksin e vë te muskujt e vitheve. Duart dhe këmbët janë të vendosura ashtu që, së bashku, e bëjnë një katror, e më pas njëra këmbë ngritët nga dyshemeja paksa. Kryqet mbesin paralele në raport me dyshemenë. Do t'ju duhet që t'i aktivizoni më fort muskujt e trupit të asaj ane në të cilën është ngritur këmba. Vithet i ngritni lartë, e më pas mundoheni që, me një tkurrje të fortë të gluteusit, ta shtyni legenin (pelvikun) sa më larg. Barkun e ngrehni brenda, e kurrizi, në ato momente tkurret. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë me secilën këmbë.

MBYLLJA NË VETVETE

Shputën e këmbës së shtrënguar vendoseni në dysheme, duke u munduar që ta ngritni kryqen e anës së njëjtë sa më lartë që të jetë e mundur. Supet mbesin të fiksuara me shtrojën, kurse gjuri nuk duhet të shëtisë djathtas - majtas. Vetëm kur ta ndieni një dhembje të lehtë në regjionin e vitheve, gjë që d.m.th se keni ushtruar mjaft.

USHTRIMET SAKROILIAKALE

Këto ushtrime janë të thjeshta, që bëhen në terapinë fizikale, për hapjen e nyjës sakroiliake, kur punohet në sipërfaqe të ngritur. Përsëri fillojmë nga katër këmbëshi, por më pas mbledhim këmbët. Një këmbë e ngritim nga dyshemeja, ashtu që nuk e lakojmë shpinën, por e shfrytëzojmë nyjën e kryqeve. Legeni lëvizë sikur të ishte duke vallëzuar. I tërë trupi rrotullohet paksa, por këmbët mbesin të bashkuara. Pasi që i keni nxehur gluteuset, tani jeni të aftë për ushtrime të tjera!

(Kosova Sot)