Fshehtësi të vogla për buzë më të plota

  • 20 June 2018 - 11:43
Fshehtësi të vogla për buzë më të plota

A ia keni lakmi buzëve të Angelina Jollie-s. Edhe nëse nuk keni lindur me buzë të tilla, me buzë të trasha dhe të fryra, mund t'i keni me ndihmën e disa fshehtësive të grimit,raporton Gazeta Kosova Sot

KORREKTORI Kjo është një mënyrë aspak e zakonshme, por bën dallimin e madh - nëse vëni pak korrektor në buzën e sipërme, do të duken më të plota sesa që në të vërtetë janë.

LAPSI Nëse dëshironi buzë të fryra, lapsi kualitativ është i domosdoshëm. Me vendosjen e lapsit, pak jashtë kufijve të buzëve, do t'ju dhuroni më shumë volum. Dallimi është i madh, por efekti vizual të cilin e keni arritur do të ketë domethënie të madhe. Kur ta theksoni kornizën e buzëve, ngjyrosni edhe buzët. Ky trik do të bëjë që buzët të marrin ngjyrë unikate.

PËRFUNDIMI PREJ SATENI Për buzë të fryra sugjerohet vendosja e nuancave neutrale me përfundim prej sateni, e nuancat e errëta t'i shmangni sa më shumë që mundeni - sikurse që ngjyra e zezë trupin e tregon më të dobët, po ashtu edhe buzëkuqtë e errët zvogëlojnë buzët tuaja.

SHKËLQIM PËR BUZË Pak shkëlqim për buzë, po ashtu buzëve tuaja ju dhuron plotësi shtesë. Vendoseni në mesin e buzës së poshtme ose thjesht në gjithë buzët.

"HIGHLIGHTER" Nëse jeni tej mase të disponuar, për prekjen përfundimtare nevojitet një "highlighter" ideal. Ta vëni në majat e buzëve dhe për sa hap e mbyll sytë do ta krijoni efektin e thellësisë, prandaj buzët do të duken më të plota.  

(Kosova Sot)