Ilaçet shtëpiake, në shërbim të së bukurës, që duhet t’i provoni
Buzë të çara: Patroni me mjaltë, sheqer dhe vaj ulliri
Përderisa i mbroni buzët, duke aplikuar balsam mbrojtës kundër rrezeve të dëmshme të diellit, rëndësi ka edhe pastrimi i tyre. Merrni një lugë mjaltë dhe sheqer dhe ju shtoni një lugë vaj ulliri dhe i përzieni. Me një brushë të butë shpërndani përzierjen në buzë.
Akne: Provoni me lëng limoni dhe mjaltë
Provojeni këtë ilaç natyral, për t’i trajtuar puçrrat dhe aknet. Përderisa vaji i lisit është i paketuar me përbërës antibakterialë dhe antimikrobialë, aplikoni një shtresë të mjaltit të papërpunuar të përzier me lëngun e shtrydhur nga limoni dhe hiqni qafe aknet.
Njollat e zeza: Provoni me maskë portokalli
Njollat e zeza shfaqen atëherë, kur poret në fytyrë bllokohen me yndyrë dhe qeliza të vdekura të lëkurës dhe, portokajtë funksionojnë mirë kundër tyre, heqin qelizat e vdekura nga lëkura dhe eliminojnë këto njolla të zeza. Shtoni një lugë lëng limoni dhe 2 lugë lëng portokalli. Aplikoni maskën në lëkurën e pastruar dhe e lini të veprojë për 20 minuta. e shpëlani me ujë të ngrohtë.
Lëkurë pa gjallëri: Provoni maskën e fytyrës me papajë
Papaja është e mbushur me përbërës, që e shërojnë dhe shndritin lëkurën. Brendësia e papajës ka aftësinë e ndriçimit të shtresës së lëkurës. Përgatitni një maskë me papajë dhe qumësht, ose me papajë dhe lëng limoni. Kjo përzierje e ndriçon çehren tuaj dhe i jep shkëlqim lëkurës.
Qeskat e errëta: Provoni patatet
Patatet jo vetëm se e zbardhin fytyrën, por edhe mund të heqin qafe qeskat e errëta nën sy. Grini një patate dhe bëni lëng. Lëngun e patates me pak pambuk e aplikoni në qeskat e errëta. E lini derisa të thahet. E shpëlani me ujë të vakët.
Tonet jo të barabarta të lëkurës? Provoni limonë
Limonët janë burim i mirë për vitamina C, dhe e përmirëson qarkullimin dhe stimulon rritjen e qelizave të reja dhe e shndrit çehren e lëkurës. Shtresat e limonit i vendosni në fytyrë, kujdes me sytë. I lini të veprojnë për pesë minuta në lëkurën tuaj. Mund ta shtoni drejtpërdrejt edhe lëngun e tyre.
Shputa të çara: Provoni vajin e kokosit
Shafrani i kombinuar me vaj kokosi mund t’i shërojë shputat, apo thembrat e çara. Aplikoni pastën në shputat e çara rreth 15 minuta para se të bëni dush. Si alternativë, mund ta aplikoni vajin e kokosit në shputa dhe ta lini gjatë natës. Kjo ndihmon, që shputa juaj të jetë më e butë, mos të jetë e vrazhdë.
(Kosova Sot)