Si të keni vetulla e qerpikë idealë?

  • 21 June 2018 - 11:25
Si të keni vetulla e qerpikë idealë?

Gjithë ato femra që nuk kanë vetulla të plota, ka disa gjëra që duhet të dinë. E njëjta gjë vlen edhe për qerpikët.

Qendra spanjolle e dermatologjisë, Instituto Madrileño de Dermatología y Estética (IMDE), rendit disa këshilla për të pasur vetulla më të bukura dhe qerpikë më të dendur.

-Hani 6 bajame në ditë 

Janë të pasura me vitaminë E, dhe ushqejnë më së miri qerpikët dhe vetullat. Ndër të tjera përmbajnë edhe polifenol, një antioksidant që parandalon rënien e tyre.

-Vaji i ullirit

Ndihmon në forcimin e vetullave dhe qerpikëve për shkak të prezencës së madhe të vitaminës E, që lufton plakjen dhe dobësimin e tyre.

-Fasulet

Janë të pasura me hekur, zink dhe vitamina të grupit B. Këto elementë garantojnë forcim të qerpikëve dhe vetullave si dhe i ushqejnë duke iu dhuruar më shumë shkëlqim.

-Brokolit

Përmbajnë keratinë, e cila i bën qerpikët dhe vetullat më të shëndetshme dhe më të bukura.

-Avokado

Studime të ndryshme pretendojnë së ngrënia e gjysmë avokadoje në ditë, garanton marrjen e afro 20 vitaminave dhe kripërash minerale. Gjithë këto vitamina janë ideale për të pasur qerpikë dhe vetulla më të dendura.

(Kosova Sot)