Si të gjallëroni fytyrën?

  • 21 June 2018 - 11:26
Si të gjallëroni fytyrën?

Perimet njihen si ushqime të shëndetshme e me plot benefite. Janë domatet, trangujt, qepët e plot perime të tjera të cilët na ndihmojnë në përmirësimin e sistemit imunitar dhe ushqimit më të shëndetshëm. Specifikisht, trangujt/kastravecët e gjallërojnë fytyrën sepse përmbajnë një sasi të madhe të lagështisë dhe të vitaminave A dhe C. Përpos kësaj përmbajnë trangujt edhe enzime, të cilat e përkrahin ripërtrirjen e lëkurës. 

Si behet maska ?

Bluajeni me mikser një copë trangull me një lugë ajkë. Vëjeni në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Lajeni pastaj fytyrën me ujë të vakët dhe largojeni masën.
Këshillë: Për lëkurë të thatë përdorni ajkë me më shumë yndyrë, ndërsa për lëkurë të yndyrshme përdorni ajkë me pak yndyrë.

(Kosova Sot)