Situatat ideale për aplikimin e buzëkuqit me ngjyrë intensive

  • 22 June 2018 - 17:47
Situatat ideale për aplikimin e buzëkuqit me ngjyrë intensive

Buzëkuqi i mirë bën mrekullinë në fytyrën e dikujt, kështu që mjafton një buzëkuq dhe vetëm pak maskarë në qerpikë dhe do të dukeni e "rregulluar". Mirëpo, buzëkuqin intensiv për buzë nuk e di secila femër ta aplikojë si duhet. Për një buzëkuq si ky nevojitet një dozë vetëbesimi, sepse e dini që do ta keni vëmendjen, pa marrë parasysh, nëse përcaktoheni për buzëkuq të kuq klasik, nuanca pink ose ngjyra korale, të portokalltë, vjollcë apo fuksie, dhe mos harroni që buzëkuqi i zjarrtë shkon me pak grim. Për dukje natyrale, por përsëri intensiv, aplikoni hije të ndritshme për sy, dhe maskarë për volum, pa laps ose tush për sy. Bojëkuqi le të jetë diskret dhe minimal. Ose aplikoni vetëm tush për sy ose laps dhe maskarë për zgjatje të qerpikëve, pa hije. Bojëkuqi po ashtu le të jetë diskret.

Image

 

 

APLIKONI BOJËKUQ ME NGJYRË INTENSIVE KUR ...

... mbani syze. Grimi i syve di të jetë i komplikuar kur mbani syze - sepse ose nuk theksohet ose theksohet tepër nëse nuk e aplikoni si duhet. Në këtë rast, buzëkuqi i mirë është miku më i mirë - sepse dhuron ekuilibër në fytyrë kur mbani syze. ... dilni me shoqet. Nëse koha që kaloni me shoqet nuk është ideale për testimin e trendëve të rinj në bukuri, atëherë nuk e dimë cili është. Ju propozojmë që para shoqeve ta aplikoni buzëkuqin e ri - sepse ato e dinë më së miri nëse ju shkon apo jo. ... shkoni në argëtim të çmendur. Nuk ka mundësi më të mirë kur duhet të aplikoni ngjyrat intensive. Vetëm në këtë situatë vendosni për variantin pa shkëlqim, se më mirë buzëkuq të lëngshëm, sepse zgjatin më shumë dhe nuk ngjiten në gotë. ... shkoni në martesë (qoftë edhe tuajën). A ka më të mirë se buzëkuqi i kuq retro? Grimi klasik me hije diskrete në sy dhe buzët e theksuara gjithmonë duket mirë, edhe në kontrast me vellon e bardhë. ... keni prezantim në punë. Buzëkuqi i mirë për buzë rrit disponimin dhe vetëbesimin, prandaj, nëse ju nevojitet shtytje shtesë me një fjalim në publik, përzgjidhni buzëkuqin e guximshëm - sugjerim i mirë është e kuqja klasike që secilës i rri mirë.

Image

 

BUZËKUQIN NË NUANCA INTENSIVE ANASHKALOJENI NË SITUATAT KUR ...

... në sy keni "smokey eye". E adhurojmë dukjen "smoke eye", por në këtë rast nevojitet një nuancë më diskrete në buzë - sepse nuk dëshironi ta teproni. Më shumë në një vend do të thotë më pak në tjetrin. ... dilni në "shopping". Disa femra duan të rregullohen nëse dalin nga shtëpia. Nëse jeni e tillë, dijeni se kur të dilni për të blerë veshje, ju nevojitet ngjyrë më diskrete e buzëkuqit, apo më mirë ta anashkaloni - sepse derisa provoni rrobat më shumë ju bëni dëm rrobave që keni veshur. ... shkoni në takim të parë. Aplikimi i buzëkuqit intensiv nuk sugjerohet në takimin e parë, sidomos nëse dilni për darkë, sepse mund t'ju përfundojë në mjekër apo në dhëmbë. Edhe partneri mund t'ju puth në fund - e nuk dëshiron të përfundojë i ngjyrosur. ... shkoni në funeral. Nga respekti i pastër ndaj personit të ndjerë dhe familjes së tij/saj, ju nuk do të duhej të tërhiqnit vëmendjen me buzëkuqin ultra të ndezur. Në këtë situatë kërkohet një grim diskret dhe mesatar i lehtë.

(Kosova Sot)

Image