Maskat që eliminojnë njollat e zeza nga fytyra

  • 22 June 2018 - 21:11
Maskat që eliminojnë njollat e zeza nga fytyra

Përderisa pastrimi i përditshëm është i rëndësishëm për të parandaluar shfaqjen e tyre, për të eliminuar njollat e zeza mund t'ju drejtoheni disa maskave me përbërës natyral që ju ndihmojnë. 

MASKË ME LIMON DHE SHEQER

I pari nga këta përbërës ka aftësinë për të hequr helmet dhe pastruar lëkurën. I dyti funksionon si pastrues natyral. Përbërësit: Lëngun nga 1/2 e limonit 1 lugë sheqer (15 g) Përgatitja: Së pari, shtrydhni lëngun e limonit dhe e përzieni në një enë bashkë me sheqer. Më pas, pastroni fytyrën mirë dhe aplikoni maskën, duke u përqendruar te njollat e zeza. Bëni masazh me lëvizje të buta qarkore. Prisni dhjetë minuta dhe e shpëlani me ujë të ftohtë.

MASKË ME XHELATINË DHE QUMËSHT

Kur kjo maskë të thahet shndërrohet në maskë mbrojtëse për lëkurën. Më vonë kur ta hiqni, do t'i marrë njollat e zeza me vete. Përbërësit: 1 lugë qumësht (15 ml) 1 lugë xhelatinë pa aromë (10 g) Përgatitja: Së pari,pluhurin e xhelatinës e vendosni në një tas. Më pas, shtoni qumështin dhe i përzieni mirë. Ngrohni në mikrovalë për 10 sekonda. Pastroni fytyrën dhe e aplikoni maskën me brushë apo pambuk. Aplikojeni më shumë ku keni njolla të zeza. Prisni 15 minuta dhe me kujdes e hiqni me duar. E shpëlani me ujë të ftohtë.

MASKË ME ARGJILË

Këtë produkt mund ta gjeni nëpër të gjitha shitoret me produkte natyrale dhe për tretmanët e bukurisë. Përbërësit: 1 lugë argjilë (20 g) 1 lugë ujë ose uthull molle (15 ml) Përgatitja: Përzieni argjilën me lëngun e zgjedhur. E shpërndani nëpër fytyrën e pastruar paraprakisht. Prisni 15 minuta E shpëlani me ujë të ngrohtë.

MASKË ME ANANAS DHE MJALTË

Ananasi nuk është vetëm pemë e shijshme. Është i përsosur edhe për kremra të përgatitura dhe maska, hidraton lëkurën, derisa mjalti vepron si pastrues dhe kundër inflamacioneve. Përbërësit: 1 gotë lëng ananasi (250 ml) 2 lugë mjaltë (50 g) Përgatitja: Nëse nuk keni lëng ananasi, mund t'i copëtoni tri rriska. Përzieni me mjaltë për një pastë homogjene. E shpërndani nëpër fytyrë ku keni njolla të zeza. E lini për 20 minuta më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

MASKË ME TË BARDHËT E VEZËS

Të bardhët e vezës janë përplot me nutriente dhe përdoren në shumë tretmanë bukurie. Përbërësit: 2 të bardhët e vezës Përgatitja: Me kujdes përzieni të bardhët e vezëve. Pastroni mirë hapësirat ku keni njolla të zeza dhe sipër tyre vendosni letër. Me ndihmën e brushës, merrni dhe shpërndani të bardhët e vezës sipër letrës së bardhë. Ideja është që letra të veprojë si fashë. Sigurohuni që të bardhët e vezës të depërtojë dhe e lini të thahet. Me kujdes hiqni letrën.

MASKË ME KANELLË DHE MJALTË

Të dy përbërësit funksionojnë si pastrues efektiv. Ju rekomandojmë që këtë maskë ta përdorni gjatë natës. Përbërësit: 2 lugë mjaltë (50 g) 1 lugë pluhur kanelle (10 g) Përgatitja: Mjaltin e vendosni në një enë dhe derdhni sipër pak kanellë. Përzieni mirë dhe, kur të keni një maskë homogjene, e aplikoni në hundë dhe kudo që keni njolla të zeza. E lini për 2 orë para se ta shpëlani me ujë të ftohtë.  

(Kosova Sot)