TRENDI I NGJYROSJES KARAMELE TË FLOKUT, TRENDI MË I KËRKUAR

  • 23 June 2018 - 08:31
TRENDI I NGJYROSJES KARAMELE TË FLOKUT, TRENDI MË I KËRKUAR

Kur trendët veror të ngjyrosjes së flokut janë në pyetje, na duket se ky sezon mjaftueshëm është frymëzues. Kësaj radhe, vëmendje ka tërhequr një trend krejt ndryshe, emërtimi i të cilit premton shumë. Tonet karamele-mjaltë në flokë në kombinim me diellin veror që rrezon nëpër fillesa tingëllojnë si një ndryshim efektiv, e prapë jo shumë agresive, për të gjitha ato zonja që dëshirojnë të qëndrojnë në kufijtë e mesatares.

Në secilin rast, ju propozojmë të vazhdoni dhe të kuptoni më shumë për këtë trend, i cili po adhurohet me të madhe. Siç theksojnë stilistët profesionist, duket se një pije e kafesë me qumësht me karamele ka shërbyer si inspirim për tonet e tilla për të ofruar një efekt unik. Në fakt, ky trend është variacion në temën 'balyage' - nga ngjyra e errët e rrënjëve, që në fakt do të duhej të jetë ngjyra natyrale e bruneve, apo atyre zonjave me flokë kafeje më të ndritshëm, fillesat gradualisht ndryshojnë në nuanca të ndritshme, në karamele, me tone qumështi dhe gjalpi, derisa te fillesat e verdha në krejt fundin.

Themelues i këtij trendit është stilistja nga Los Anxhelosi - Jessica Warburton, e fotot tashmë kanë shumë adhuruese nëpër rrjetet shoqërore. Siç ka shpjeguar Warburton për revistën "Allure", modeli i fotografive është i shkëlqyeshëm se si ky trend duhet të duket - nga ngjyra e errët që e bën të duket më natyrale, e deri te nuancat e verdha te majat. 

(Kosova Sot)