Parandaloni aknet dhe puçrrat në fytyrë

  • 23 June 2018 - 09:25
Parandaloni aknet dhe puçrrat në fytyrë

Ndryshimet në fytyrë nuk është problem vetëm për ju, por për shumicëne femrave. Njollat dhe parregullësitë tjera të ndryshme që ndodhin në fytyrën tuaj, hskaktohen si rezultat i gjëndrrave dhjamore në lëkurë. këto gjëndrra vuajnë infeksion të parazitëve dhe infeksioneve bakteriale, gjë që shpiejnë në shumë parregullësi. Problem i akneve mund të reduktohet, dhe në disa femra është zgjidhur pothuajse plotësisht, duke përdorur produkte kozmetike që e stimulojnë dhe zbusin thellë funksionin e tepruar të gjëndrrave, duke parandaluar kështu problemet serioze në lëkurë. Megjithatë, ende nuk është zbuluar një mënyrë ku mund të luftohet me sukses shfaqja e njollave dhe akneve në fytyrë. Por, ka disa gjëra që të paktën mund të zbusin pjesërisht dhe kështu të parandalojnë parregullësitë, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Është e rëndësishme që gjithmonë para gjumit të pastroni fytyrën nga grimi, sepse preparatet e bukurisë vërtetë mund të bllokojnë poret, dhe bllokimi i poreve shpie deri te problemet serioze në fytyrë dhe shfaqjen e njollave apo shenjave. Nëse keni lëkurë shumë të thatë, atëherë duhet të përdorni preparate kozmetike që nuk përmbajnë vajra, me qëllim për të parandaluar depozitimin e yndyrës në fytyrës tuaj.Mbani fytyrën të pastër, por mos e teproni me kohë, vetëm një here në mëngjes dhe një here në mbrëmje pastroni plotësisht fytyrën tuaj në mënyrë që ajo të jetë e shëndetshme dhe e pastër. ,Shmangni prekjen e fytyrës gjatë ditës, kështu evitoni kontaktin me bakteriet. Dhe në fund, është shumë e rëndësishme të keni një dietë të ekuilibruar, shmanguni nga sheqernat e panevojshme, yndyra dhe karbohidratet e përpunuara.


(Kosova Sot)