6 MËNYRA PËR THEKSIM TË IJËVE DHE KOFSHËVE

  • 24 June 2018 - 08:19
6 MËNYRA PËR THEKSIM TË IJËVE DHE KOFSHËVE

P jesa e poshtme e trupit është problematike për shumë njerëz, veçanërisht për femra. Ijët dhe kofshët janë vendet ku mblidhet më së shumti dhjami i panevojshëm. Për fat të mirë ekzistojnë mënyra për t'i shtrënguar muskujt e ijëve dhe kofshëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ushtrimet kardio dhe ato të fuqisë Një regjim i duhur i ushtrimeve fizike është mënyra më e mirë për mënjanim të dhjamit. Pjesën më të madhe të ushtrimeve të fuqisë mund t'i bëni në shtëpi pa ndonjë pajisje. Thjesht keni nevojë për një hapësirë ku mund të lëvizni lirshëm. Ushtroni në një kardio-pajisje, siç është biçikleta fikse ose shiriti lëvizës për 30-40 minuta së paku 5 ditë në javë. Shumica e palestrave i kanë këto pajisje.

Ushtrimet aerobike Së bashku me ushtrimet e fuqisë dhe ato kardiovaskulare, duhet që të vëni ushtrime aerobike për t’i theksuar muskujt e ijëve dhe kofshëve. Këto ushtrime ndihmojnë në djegien e dhjamit. Ngjitja shkallëve është një ndër ushtrimet që mund t’i bëni për çdo ditë. Gjatë kësaj duhet që ta mbani shpinën drejt. Ngasja e biçikletës është një mënyrë tjetër e mirë e ushtrimit aerobik, që ndikon në këmbët tuaja. Ecja e shpejtë është ushtrim i mirë për t’i theksuar zonat kritike. Ecni shpejt 5 ditë në javë nga 30 minuta.

Uthulla e mollës Uthulla e mollës ndihmon që të shpërbëhet dhjami dhe parandalon akumulimin e tij. Pasi që përmban minerale si kaliumi, magnezi dhe kalciumi, ndihmon në largimin e helmeve dhe parandalon ndalimin e ujit në organizëm. I përzini 3 pjesë uthulle të papërpunuar me nga një pjesë vaj ulliri dhe vaj kokosi. Me këtë u bëni masazh ijëve dhe kofshëve për 10 minuta. Lëreni që të qëndrojë 30 minuta e më pas e shpëlani me ujë. Përsëriteni këtë procedurë 2 herë në ditë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vaji i kokosit Vaji i kokosit është efikas në humbjen e dhjamit shtesë nga trupi juaj, duke përfshirë ijët dhe kofshët. Acidet yndyrore në vajin e kokosit absorbohen menjëherë në membranat qelizore dhe shndërrohen menjëherë në energji në vend se të ruhen si dhjamë. Për më tepër, vaji i kokosit përmirëson metabolizmin dhe redukton dëshirën për të ngrënë. U bëni masazh ijëve dhe kofshëve me vaj të ngrohtë për 10 minuta 2 herë në ditë.


Kafeja e bluar Kafeja përmban antioksidues dhe kafeinë, të cilat e shtrëngojnë, lëmojnë dhe theksojnë lëkurën. Ajo gjithashtu nxit qarkullimin e redukton dhjamin e akumuluar. Mbetjet e kafesë së bluar në pjesë më të mëdha funksionojnë si një piling shumë i mirë për të theksuar muskujt rreth ijëve dhe kofshëve. Merreni një lugë me mbetje të kafesë së bluar dhe ia shtoni pak mjaltë për ta krijuar një pastë. Para se të hyni në vaskë, aplikojeni atë në ijë dhe kofshë dhe lëreni të thahet. Më pas me duar të lagura e mënjanoni dhe e shpëlani me ujë. Bëjeni këtë 2-3 herë në javë.


Piperi i kuq Duke qenë ushqim që djeg dhjamin, piperi i kuq mund të reduktojë dhjamin e akumuluar në ijë dhe kofshë. Për më tepër, e nxit metabolizmin dhe ndihmon në eliminimin e helmeve nga organizmi. E qitni nga një lugë të vogël me piper të kuq dhe xhenxhefil të grirë, si dhe lëngun e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë. E përzini mirë dhe e pini dy herë në ditë. 


(Kosova Sot)