Trendi i grimit të ri midis zonjave të njohura

  • 24 June 2018 - 13:35
Trendi i grimit të ri midis zonjave të njohura

Zonjat e njohura shpeshherë na diktojnë trendë të ndryshëm. Kësaj radhe aktual është trendi që ka të bëjë me sytë. Ky trend do t'ju pëlqejë të gjithëve, sepse nuk ka ku të shkojë më i thjeshtë, derisa duket shkëlqyeshëm. Kushtoni vëmendje se për çfarë bëhet fjalë!

-- Për ta përcjellë këtë trend, i domosdoshëm është buzëkuqi në ngjyrën e preferuar, maskarë e shkëlqyeshme dhe hije shumë e zbehtë, të cilën përndryshe e përdorni si hijen bazë ose hija nuk ju nevojitet fare. Gjithë vëmendjen mund ta drejtoni në buzëkuqin e kuq, mirëpo, edhe nëse nuk keni aplikuar shumë grim në sy, theksimi do të jetë edhe në ta, trasmeton gazeta Kosova Sot.
 

-- Qerpikët e gjatë - shërbehuni me qerpikë artificialë ose natyralë, vetullat e plota dhe buzëkuqi në ngjyrë të mishit e bëjnë të hatashëm kombinimin. Në kapakë shtoni hije shumë të zbehtë dhe asgjë nuk ju nevojitet. Kjo mund të jetë hija e zbehtë, që anon kah ngjyra rozë apo ajo e kajsisë. As buzët nuk kanë pse të jenë në kontrast të madh, mirëpo mundohuni që teni të jetë fenomenal. Madje edhe zonjave me çehre shumë të ndritshme dhe flokë të ndritshëm i shkon mirë një grim i syve si ky.

-- Dukja natyrale me pak grim vepron! Mirëpo, është shumë e rëndësishme që qerpikët të theksohen. Hija e ndritshme mundet të ketë shkëlqim në vete. Variantet e sedefta janë të mirëseardhura dhe bëjnë që sytë të duken të pushuar, shumë më të pushuar sesa kur të keni aplikuar hije të errëta. Ju mbetet juve të provoni një mënyrë të grimit të syve si ky dhe të provoni çfarë më së miri i shkon fytyrës tuaj. Se sa do ta ktheni vëmendjen në buzë ose do të krijoni dukjen "pa grim", varet nga ju.

(Kosova Sot)