Si ta luftoni humbjen e flokut me këto ilaçe që për bazë e kanë qepën

  • 20 July 2018 - 12:22
Si ta luftoni humbjen e flokut me këto ilaçe që për bazë e kanë qepën

Duke kombinuar nutrientet e qepës me përbërësit e tjerë të shëndetshëm, mund të krijohen ilaçe shtëpiake që në mënyrë efikase e luftojnë humbjen e flokut dhe stimulojnë rritjen e tyre, transmeton gazeta Kosova Sot

Ilaçi me qepë dhe vaj argani

Nutrientet esenciale në qepë, kombinuar me aftësitë riparuese dhe hidratuese të vajit të arganit, ofrojnë tretmanë për luftimin e humbjes së flokut. Përbërësit: 1 qepë; 2 lugë vaj argani (30 g). Përgatitja: Nxirrni lëngun nga një qepë dhe e përzieni me dy lugë vaj argani; Kur ta keni përzier mirë, ndani flokun në pjesë dhe me përzierje lyeni lëkurën e kokës; E lini të rrijë 30 minuta dhe e shpëlani me shampo; Përsëriteni 2 herë në javë.

Ilaçi me qepë dhe mjaltë

Është mirë i njohur kombinimi i qepëve me mjaltë për sistemin imun, por është zgjidhje e hatashme edhe për humbjen e flokut. Përbërësit: 1 qepë; 3 lugë mjaltë (75 g). Përgatitja: Copëtoni qepën në disa pjesë. Kombinojeni me mjaltë dhe përzieni në blender. Kur të keni formuar një pastë, aplikojeni në lëkurën e kokës. E lini të veprojë për një orë dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë dhe shampon. Përsëriteni 2-3 herë në javë.

 

Ilaçi me qepë dhe rozmarinë

Rozmarina është bimë mjekësore që kontrollon humbjen e flokut. Këto dobi kur kombinohen me qepë kontribuojnë në reduktimin e humbjes së flokut. Përbërësit: 1 qepë; 2 gota lëng rozmarine (500 ml). Përgatitja: Copëtoni qepën në pjesë të vogla dhe përzieni në blender me lëngun e rozmarinës; Sigurohuni që lëngu të përzihet mirë në flokë, përfshirë edhe rrënjët; E lini të veprojë për 40 minuta dhe e shpëlani; Tretmanin ta përsërisni 3 herë në javë.

Ilaçi me qepë dhe vaj kokosi

Vaji i kokosit është një nga prodhimet që përdoret shumë për t'ju dhënë lagështi atyre dhe për të kontrolluar problemet që ndërlidhen me humbjen e flokut. Përbërësit: 3 lugë vaj organik kokosi (45 g); Lëngun nga një qepë. Përgatitja: Ngrohni vajin e kokosit dhe e përzieni me lëngun e qepës; E aplikoni në flokë dhe e lini të veprojë për 40 minuta; E shpëlani me ujë të ngrohtë. Përsëriteni tretmanin 2 herë në ditë.

Ilaçi me qepë dhe rum

Ky ilaç i vjetër kombinon qepën dhe rumin është alternativë që ndihmon në reduktimin e humbjes së flokut dhe vështirësive me rritjen e flokut. Përbërësit: 2 qepë; 1 gotë rum (250 ml). Përgatitja: Copëtojeni qepën në rriska dhe shtoni në një enë me gotën e rumit. Mbylleni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për 48 orë. Pastaj, përzierjen e vendosni në flokë. E lini për 30 minuta dhe e shpëlani. Përsëriteni çdo dy ditë.

(Kosova Sot)