KURA SHTËPIAKE PËR RRUDHA NËN SY

  • 12 August 2018 - 14:53
KURA SHTËPIAKE PËR RRUDHA NËN SY

Rrudhat nën sy mund ta rrezikojnë tërë bukurinë e fytyrës suaj, por në vend të preparateve të shtrenjta, mund të përdorni këto kura të shpejta shtëpiake 

ANANASI

Lëngu i ananasit ka një enzimë aktive me merin bromelainë, e cila ndihmon në trajtimin e rrudhave. Merreni pak lëng ananasi dhe aplikojeni atë në rrudhat e syve. Lëreni të qëndrojë 20 minuta dhe më pas e shpëlani. Ky trajtim mund t'ju ndihmojë në trajtimin e rrudhave në përgjithësi dhe gjithashtu në parandalimin e paraqitjes së hershme të rrudhave. 

VAJI I RICINIT

Lëkura nën sy është shumë e ndjeshme dhe kërkon hidratim të përditshëm për të shmangur dëmtimin dhe rrudhat. Vaji i ricinit është hidratues i mirë dhe mund të përdoret për çdo ditë. Zhyteni gishtin tregues në vaj ricini dhe aplikojeni nën sy. Lëreni të qëndrojë gjatë natës. Tekstura e dendur e vajit do të ndihmojë që zona të jetë e hidratuar dhe do të parandalojë paraqitjen e linjave të imëta. 

ROZMARINA

Masazhi i lëkurës nën sy lehtë për disa sekonda mund të ndihmojë shumë në parandalimin e rrudhave. Përdorimi i një vaji eterik si ai i rozmarinës ndihmon në mbrojtjen e lëkurës por edhe në ushqimin e saj. Aplikimi i vajit të rozmarinës në lëkurën nën sy me lëvizje në drejtim të epërm për çdo ditë nga disa minuta madje do t'i mbushë edhe linjat e imëta dhe rrudhat që janë formuar, si dhe do të parandalojë krijimin e rrudhave të reja. 

TRANGULLI

Mungesa e hidratimit të duhur mund të shkaktojë krijim të rrudhave. Mënyrë e mirë për t'u siguruar që lëkura nën sy të hidratohet mirë janë rrotëzat e trangullit. E preni trangullin dhe i ftohni rrotëzat duke i vendosur ato në frigorifer. Këto rrotëza mund të përdoren nën sy dhe të lihen që të qëndrojnë për 15 minuta për çdo ditë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të parandaluar dhe trajtuar rrudhat si dhe lëkurën e tharë. 

VAJI I ULLIRIT

Një vaj tjetër që është shumë i mirë për hidratim të thellë për lëkurën tuaj është vaji i ullirit. Vaji i papërpunuar i ullirit vepron si mjalti dhe ndihmon në mbajtjen e lagështisë në lëkurë. Merreni vajin e ullirit dhe ngroheni pak atë. Më pas e aplikoni nën sy duke i bërë masazh lëkurës me gishtin tregues për disa minuta e pastaj e lini që të qëndrojë. Vaji i ullirit mund të aplikohet edhe gjatë natës në mënyrë që lëkura të mbetet e lirë nga rrudhat në mëngjes. 

XHENXHEFILI DHE MJALTI

Mjalti është një hidratues natyral ndërsa xhenxhefili ndihmon në shpejtimin e qarkullimit të gjakut në atë zonë. Merreni një lugë të vogël me ekstrakt të xhenxhefilit dhe ia shtoni gjysmë luge të vogël me mjaltë. Me këtë përzierje i bëni masazh lëkurës nën sy për dhjetë minuta për çdo ditë. Lëreni që të qëndrojë një orë e më pas e shpëlani. Kjo do të sigurojë që lëkura nën sy të jetë e ushqyer mirë dhe të ketë qarkullim të mirë të gjakut, për parandalim të paraqitjes së rrudhave.

TË BARDHËT E VEZËVE

Të bardhët e vezëve shtrëngojnë lëkurën dhe kjo mund të ndihmojë në reduktimin e rrudhave, si dhe në parandalimin e paraqitjes së rrudhave të parakohshme. Merreni pak të bardhë të vezëve dhe lëreni që të qëndrojë në lëkurë. Kur lëkura fillon që të tërhiqet, shpëlajeni atë. Pasi që të bardhët e vezëve janë agjentë shtrëngues të lëkurës, mos i lini që të qëndrojnë nën sy për periudha të gjata pasi që lëkura e ndjeshme mund të tërhiqet tepër dhe të bëhet e lëshuar, për të shkaktuar qeska nën sy. 

 

(Kosova Sot)