ILAÇI NATYRAL PËR TRAJTIMIN E RËNIES SË FLOKËVE

  • 14 August 2018 - 16:44
ILAÇI NATYRAL PËR TRAJTIMIN E RËNIES SË FLOKËVE

Rënia e flokëve është një proces që, përkundër faktit që iu ndodh shumë njerëzve, është i tmerrshëm, meqë ndikon drejtpërsëdrejti në vetëbesimin e personit. Dhe, ndonëse ka shumë produkte, që premtojnë në zgjidhjen e këtij problemi, është shumë e rëndësishme që ky proces të luftohet në mënyrë natyrale. E tëra që duhet të bëni është të merrni fara fenugreke, që e stimulojnë rritjen e flokëve, ndërsa masazhi i flokëve me këtë ilaç natyral ju ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në lëkurë të kokës.

HAPAT QË DUHET NDJEKUR:

Merrni 250 gramë fara fenugreke dhe zhytini në ujë, duke i lënë të qëndrojnë përgjatë gjithë natës Të nesërmen, copëtojini mirë për ta krijuar një pastë. Bëjini masazh lëkurës së kokës me pastën e fituar. Mbështilleni kokën me një kapelë dushi dhe mos e hiqni për dyzet minuta. Pastrojini flokët me shamponin tuaj të zakonshëm. Ndiqeni këtë rutinë një herë në javë, për ta parandaluar rënien e flokëve.

 

(Kosova Sot)