PËRDORIME BRILANTE TË GJËRAVE TË ZAKONSHME

  • 15 August 2018 - 22:28
PËRDORIME BRILANTE TË GJËRAVE TË ZAKONSHME

PULLAT SI MBAJTËSE VATHËSH

Jeni lodhur nga humbja e vathëve ose pjesëve të pasme të tyre? Tani nuk keni nevojë që të shpenzoni para për mbajtëse të tyre ose për një kuti të stolive. Thjesht merreni një pullë. Pullat kanë prej një deri në katër vrima, gjë që i bën shumë të mira për mbajtjen e vathëve tuaj. Tani nuk do të keni nevojë që të kërkoni nëpër dysheme vathët tuaj. Jeta sapo u bë paksa më e lehtë për ju.

KAPELA E DUSHIT SI MBULESË KËPUCËSH

Kapelën e dushit tani mund ta përdorni edhe si mbulesë sanitare për këpucë. Kapelat janë zgjidhje e mirë nëse ju zë shiu në rrugë. Me siguri se nuk dëshironi që të ktheheni në shtëpi dhe ta ndotni shtëpinë tuaj. Pa marrë parasysh se a keni dysheme me pllaka, parket, apo qilim, thjeshtë mund ta përdorni nga një kapelë në secilën këpucë dhe të ecni nëpër shtëpi pa kurrfarë brengash.

DREJTUESI I FLOKËVE SI HEKUR PËR RROBA

Drejtuesit e flokëve janë shumë të mirë, por a i keni përdorur ndonjëherë si hekur për rroba? Funksionon, vetëm provojeni! Herën e ardhshme kur keni nevojë për ta hekurosur ndonjë këmishë apo bluzë, vetëm merreni drejtuesin për flokë dhe filloni me mënjanimin e rrudhave. Kjo është shumë e dobishme për të rejat dhe studentet në mënyrë që të mos shpenzojnë shumë para për aparate elektrike.

LLAKU TRANSPARENT I THONJVE SI RIPARUES I SYZEVE

Për ato që mbajnë syze, mund të jetë shumë frustruese kur lirohet një vidhë në kornizën e syzeve. Në këtë problem mund t'ju ndihmojë llaku pa ngjyrë për thonj. Ky llak ofron një mënyrë të shpejtë dhe të lirë për ta zgjidhur problemet tuaja me syzet. Thjeshtë aplikojeni pak llak transparent në vidhën e shtrënguar dhe lëreni që të thahet për disa minuta. Ajo vidhë tani do të mbetet në vendin e duhur!

BRUSHA E GRIMIT SI FSHIRËSE PLUHURI PREJ TASTIERËS

Brushat për grim kanë forma dhe stile të ndryshme. Tani mund ta mbani kompjuterin tuaj në gjendje të mirë duke e trajtuar me brushë grimi. Thjesht sigurohuni që në të nuk ka mbetur ndonjë pudër dhe me të mund ta fshini pluhurin nga tastiera. Brusha për grim është ideale, sepse është mjaftueshëm e vogël për të depërtuar në ato qoshe dhe të çara që bëhen të papastra.

PIPAT PËR PIJE SI MBAJTËSE LULESH

Kur i dashuri juaj ju jep një buqetë të bukur lulesh, ato mund t'i mbani më gjatë të bukura me disa pipa për pije. Thjesht i preni pipat në gjatësi të dëshiruar dhe i futni lulet në ta. Kjo ndihmon që lulet të qëndrojnë më drejtë dhe që të shmanget lakimi. Tani edhe lulet më jo stabile dhe të rënda mund të duken bukur për një periudhë më të gjatë kohore. Tani mund të krijoni aranzhime të bukura me lule, duke i përdorur pipat për pije si mjete ndihmëse.

 

(Kosova Sot)