Pesë fshehtësi që "fshijnë" vitet nga fytyra

  • 16 August 2018 - 09:07
Pesë fshehtësi që
Rrudhat përreth syve shfaqen si pasojë e dehidrimit të lëkurës, kështu që është reale që pas lyerjes me krem hidratues dhe ushqyes së paku gjysma e tyre të hiqen. Kujdesi i duhur dhe ushqimi do të bëjnë që të ndodhë mrekullia me lëkurën tuaj, por çfarë duhet bërë që të dukeni më të reja për një periudhë të shkurtë kohore? Ju sjellim pesë fshehtësi për të cilat nevojiten vetëm 5 deri 10 minuta.

1. VENDOSENI BAZËN! Baza nën pudër gjithmonë është ide e mirë - sidomos nëse ka cilësi të mëndafshtë dhe nëse është i qëndrueshëm. Jo vetëm se do ta ekuilibrojë lëkurën, por edhe do të heqë rrudhat dhe poret në fytyrë dhe do t'ju japë dukje më të re.

2. ZVOGËLOJENI PËRJETIMIN ME PUDËR! Me plakjen tonë po ashtu do të duhej edhe të përdorim sa më pak pudër. Pudra thekson të gjitha mangësitë në lëkurë dhe rrudhat i bën më të theksuara, prandaj ju sugjerojmë që pudrën ta zëvendësoni me një krem BB, ndërsa që në hapësirat e yndyrshme të vendosni pak pudër transparente në pluhur.

3. RREGULLONI HAPËSIRAT PËRRETH SYVE! Nëse dëshironi të dukeni më të reja në moshë, përkujdesuni për hapësirat përreth syve. Aty rrudhat janë më të theksuarat, kështu që nuk keni pse të prisni. Në fakt, rrudhat përreth syve shfaqen shkaku i dehidrimit të lëkurës, kështu që është reale të prisni se si pas vënies së kremit hidratues dhe ushqimit të lëkurës, përgjysmë rrudhat të pakësohen. Kremi hidratues që e vendosni nuk ka psetë jetë i shtrenjtë, me rëndësi është ta vendosni rregullisht. Në hapësirat përreth syve kurrë mos aplikoni pudër, korrektorin që e vendosni nëpër qeskat e syve le të jetë i lëngshëm, në pjesën nën mollëza gjithmonë vendosni pak theksues dhe aty këtu qerasni këto hapësira me maskë ushqyese.

4. LIDHNI FLOKËT NË BISHTALEC LART! Kjo fshehtësi e thjeshtë gjithmonë ndez. Nëse dëshironi të dukeni më të reja, thjesht lidhni flokët lart, kjo e shtrëngon lëkurën dhe e "hap" fytyrën.

5. LUANI ME THEKSUESIN! Nëse mësoni ta përdorni si duhet, theksuesi mund të bëhet miku juaj më i mirë. Gjithmonë vendoseni nën vetulla, në hapësirat midis mollëzave, në mes të ballit dhe në ashtin e hundës. 

(Kosova Sot)