Kurat natyrale të bukurisë nga shalqiri

  • 18 August 2018 - 08:57
Kurat natyrale të bukurisë nga shalqiri
Shalqiri jo vetëm që është i mirë për shëndetin por gjithashtu është edhe një pemë e dobishme për bukurinë. Jua sjellim disa këshilla për përdorim të tij - Merreni një pjesë të shalqirit dhe me të fërkojeni fytyrën e pas disa minutave e shpëlani atë. Fytyra do të duket e freskët. Nëse e aplikoni gjatë verës atëherë rezultatet do të jenë edhe më të mira. - Ai gjithashtu parandalon djegien e fytyrës nga rrezet e diellit. Bëjeni një përzierje nga sasi të njëjta të lëngut të trangullit dhe shalqirit. Me të i bëni masazh fytyrës suaj dhe zonave të tjera të ekspozuara. Lëreni që të qëndrojë disa minuta, e më pas e pastroni fytyrën duke përdorur pambuk. - Bëjeni një kokërr akulli duke shtuar në ujë pastë nga fletët e mentës dhe shalqi. Më pas me këtë akull i bëni masazh fytyrës me lëvizje qarkore. Kjo bën që poret tuaja të hapen gjë që ofron lëkurë të shkëlqyer. - Për lëkurë të shkëlqyer mund ta përdorni një metodë tjetër duke bërë një pastë nga kikirikët dhe lëngu i shalqirit. Kjo pastë është e mirë për mënjanim të lëkurës së vdekur dhe do të ndihmojë që të keni lëkurë më të shkëlqyer. - Shalqiri funksionon edhe si tonik. Për ta bërë tonikun, merreni një filxhan me lëng shalqiri dhe ia shtoni një lugë me lëng limoni dhe e ftohni në frigorifer këtë përzierje. Pastrojeni fytyrën duke e aplikuar këtë lëng dhe bëni që lëkura juaj të jetë e butë dhe rrezatuese.

(Kosova Sot)