Trajtime shtëpiake për bukurinë tuaj

  • 19 August 2018 - 14:31
Trajtime shtëpiake për bukurinë tuaj

VAJI I ULLIRIT

Ekzistojnë shumë mënyra për ta përdorur vajin e ullirit për të mbetur e bukur, e këto janë dy prej tyre: 1. Balsami i thellë I bëni masazh flokëve të pastër e të tharë me një lugë me vaj të papërpunuar ulliri. Më pas, i mbështillni me një peshqir të ngrohtë dhe lëreni vajin që të absorbohet nga flokët për 20 minuta para se t'i shpëlani me ujë të ngrohtë. 2. Heqës i grimit për sy I qitni disa pika në një copë pambuku, dhe më pas i fërkoni lehtë pjesët e syve me grim. Vaji i ullirit është një hidratues i mirë, pra nuk keni nevojë që ta shpëlani.

VEZËT

Vezët janë të mira për lëkurën e fytyrës, veçanërisht të bardhët e tyre, që përkohësisht e shtrëngojnë lëkurën tuaj. Maska me të bardhë të vezës dhe mjaltë: I tundni një lugë me të bardhë të vezës dhe 2 lugë të vogla me mjaltë. Më pas, e aplikoni përzierjen në fytyrë dhe e lini që të qëndrojë për 15 minuta. Në fund, e shpëlani me ujë të ngrohtë. KANELLA Kanella përmban karakteristika kundër baktereve dhe kërpudhave, ndërsa ndihmon në hapjen e poreve të bllokuara. Kanella megjithatë mund të shkaktojë rritim, pra provojeni trajtimin në pjesën e brendshme të dorës para se ta aplikoni në fytyrë. Trajtimi i trupit me kanellë dhe xhenxhefil: E përzini një të katërtën e një filxhani me sheqer të bardhë të granuluar me një lugë me vaj të papërpunuar ulliri, një lugë të vogël me kanellë të bluar dhe një lugë të vogël me xhenxhefil të grirë të freskët në një enë të vogël. Më pas, i bëni masazh me të lëkurës suaj me lëvizje qarkore në mes të bërjes së dushit, e më pas e shpëlani.

SHEQERI I KAFENJTË

Një mënyrë e lirë dhe e lehtë për ta qëruar lëkurën tuaj është kjo me sheqer të kafenjtë, i cili ndihmon në mënjanimin e qelizave të vdekura të lëkurës prej qafës e më poshtë, duke e lënë trupin tuaj me një shkëlqim të mrekullueshëm. Procedura: E përzini gjysmë filxhani me sheqer të kafenjtë me dy lugë me vaj të papërpunuar të ullirit, dy lugë bollgur, gjysmë luge kanellë të bluar (ky përbërës e nxitë qarkullimin e gjakut dhe ofron një efekt të fryrjes së lëkurë dhe ndihmon në heqjen e puçrrave) dhe gjysmë luge me arrëmyshk, i cili ka karakteristika kundër inflamacionit, në një enë të vogël. Aplikojeni në lëkurë me lëvizje qarkore në mes të bërjes së dushit për dy minuta, e më pas e shpëlani. 

AVOKADOT

Avokadot janë përbërës shumë të mirë për t'u përdorur në flokët tuaj që kanë nevojë për një trajtim të balsamimit të thellë. Maska për flokë me avokado dhe të verdhë të vezës: Tundeni një të verdhë të vezës, një lugë të vogël me vaj të papërpunuar ulliri dhe një lugë të vogël me mjaltë në një enë të vogël. duke përdorur një pirun shtypeni gjysmën e një avokadoje. Më pas, derisa jeni në dush, aplikojeni pastën së pari në skaje e më pas në tërë flokët. Lëreni që të qëndrojë për 20 minuta, shpëlajeni, i lani flokët me shampon dhe i shpëlani sërish. 

KANELLA

Kanella përmban karakteristika kundër baktereve dhe kërpudhave, ndërsa ndihmon në hapjen e poreve të bllokuara. Kanella megjithatë mund të shkaktojë rritim, pra provojeni trajtimin në pjesën e brendshme të dorës para se ta aplikoni në fytyrë. Trajtimi i trupit me kanellë dhe xhenxhefil: E përzini një të katërtën e një filxhani me sheqer të bardhë të granuluar me një lugë me vaj të papërpunuar ulliri, një lugë të vogël me kanellë të bluar dhe një lugë të vogël me xhenxhefil të grirë të freskët në një enë të vogël. Më pas, i bëni masazh me të lëkurës suaj me lëvizje qarkore në mes të bërjes së dushit, e më pas e shpëlani.

TËRSHËRA QETËSUESE

Tërshëra jo vetëm që ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme, ajo gjithashtu ndihmon në trajtimin e lëkurës me yndyrë. Pastrimi i fytyrës me tërshërë I përzini dy lugë me tërshërë për përgatitje të shpejtë me një lugë me jogurt dhe gjysmë luge të vogël me mjaltë. Me këtë përzierje i bëni ngadalë masazh fytyrës (duke shmangur zonën e syve), e lini që të qëndrojë dy minuta e më pas e shpëlani mirë. 

 

(Kosova Sot)