Mënyrat e aplikimit të hijezuesit, për forma të ndryshme të syve

  • 20 August 2018 - 23:06
Mënyrat e aplikimit të hijezuesit, për forma të ndryshme të syve

Shumica e femrave nuk e dinë se cila është forma e syve të tyre, andaj, nëse edhe ju jeni në mesin e këtyre femrave, detyra e parë për ju është që ta zbuloni se çfarë forme të syve keni, e më pas ta gjeni mënyrën e aplikimit të hijezuesit, që i përshtatet formës së syve 

SYTË E RRUMBULLAKËT  Femrat me sy të rrumbullakët janë të bekuara, pasi që femrat e tilla zakonisht duken që kanë sy të mëdhenj e të bukur. Andaj, edhe aplikimi i hijezuesit, për femrat që kanë formë të tillë të syve, është shumë më i lehtë. Thjesht, përqendrohuni më tepër në pjesën përreth syve, duke e aplikuar hijezuesin sikur të ishte 'eyeliner'. Mënyrat e aplikimit të hijezuesit, për forma të ndryshme të syve 20 www.kosova-sot.info KOSOVA SOT E ENJTE, 26 KORRIK 2018 www.kosova-sot.info

BRONDE, NGJYRA E POPULLARIZUAR E FLOKËVE PËR KËTË VERË Shumica e femrave nuk e dinë se cila është forma e syve të tyre, andaj, nëse edhe ju jeni në mesin e këtyre femrave, detyra e parë për ju është që ta zbuloni se çfarë forme të syve keni, e më pas ta gjeni mënyrën e aplikimit të hijezuesit, që i përshtatet formës së syve

SYTË E VEGJËL T ë gjithë njerëzit kanë dëshirë të kenë sy të mëdhenj, mirëpo kjo nuk do të thotë që, nëse ju keni sy të vegjël, nuk duhet t'i pëlqeni ata. Mirëpo, nëse keni sy të tillë, atëherë duhet t'i shmangni linjat e fuqishme, kufizuese, përreth syve, pasi që, duke bërë një gjë të tillë, ju do të bëni që sytë të duken më të vegjël. Thjesht, përhapeni hijezuesin e syve, gjithandej përreth syve dhe përnjëherësh do ta fitoni dukjen e përkryer.

SYTË E MËDHENJ Nëse keni sy të mëdhenj, mirëpo jo edhe të rrumbullakët, atëherë duhet ta ndiqni një udhëzues tjetër. E mira e syve të mëdhenj është që mund të përdorni ngjyra të ndryshme për kufizimin e tyre, pra, nuk është e thënë të përdorni vetëm 'eyeliner' të errët.

SYTË E THELLË Nëse keni sy të thellë, atëherë mënyra më e mirë e aplikimit të hijezuesit është krijimi i syve 'smokey'. Në fakt, sytë e thellë edhe ashtu duken misterioze, e kur kësaj ia shtojmë edhe stilin e grimit 'smokey', atëherë ju me siguri do ta tërhiqni vëmendjen e të tjerëve.

SYTË ME FORMË OVALE Sytë me formë ovale janë shumë të përshtatshëm për aplikimin e hijezuesit të syve, ndërsa mënyra më e mirë për aplikimin e hijezuesit është grimi 'sytë sikur të maces', që krijojnë përshtypjen që keni asht më të gjatë të vetullave.

SYTË E TËRHEQUR NË SKAJE F orma e tillë e syve, për shumë njerëz, është forma më e bukur, megjithatë, kur diçka e mirë të jepet, atëherë edhe përgjegjësitë janë të mëdha. Filloni me bazë në kapakët e syve, për të vënë më pastaj nuancë më të errët, në skajet e jashtme të tyre. 

 

(Kosova Sot)