Rutina e grimit, e cila i ‘zgjon’ sytë e lodhur

  • 29 August 2015 - 08:34
Rutina e grimit, e cila i ‘zgjon’ sytë e lodhur

‘Çdo femër ëndërron të ketë sy të mëdhenj dhe të bukur, pasi ata bëjnë që të duken më të reja dhe më të zgjuara’, thotë artistja e grimit Mally Roncal.

Më poshtë kemi renditur disa këshilla të saj, të cilat do t’ju ndihmojnë që të keni sy të tillë edhe gjatë mëngjeseve, kur duhet të dilni me shumë ngut, transmeton Kosova Sot Online.

Filloni me një hijezim të lehtë të syve me ngjyrë neutrale!

Aplikoni një hije të lehtë me ngjyrë, e cila i përshtatet lëkurës suaj përgjatë qepallave dhe në skajet e brendshme të tyre dhe bëni të njëjtën gjë nën qepallat e poshtme. Nuk ju nevojitet as pasqyra për të bërë një gjë të tillë.

Përdoreni ‘eyeliner’-in!

‘Eyeliner’-i me ngjyrë të kaltër është shumë i përshtatshëm, pasi që bën që të bardhët e syve të duket më i shndritshëm. Përdorni lapsin në vijën e qepallave dhe aplikoni disa herë në pjesën e qerpikëve të epërm. Aplikimi i lapsit në gjithë pjesën e qepallës mund të bëjë që sytë tuaj të duken më të vegjël.

Përdoreni ‘eyeliner’-in edhe në qepallën e poshtme!

 

Përdorni lapsin edhe në pjesën e poshtme, duke filluar nga skaji i jashtëm deri te qendra e qepallës. Prapë, përdorimi i lapsit përgjatë gjithë qepallës mund të bëjë që sytë tuaj të duken më të vegjël.

Dredhoni qerpikët dhe pastaj aplikoni maskarën!

 

Dredhoni qerpikët tuaj të epërm para se të vendosni dy shtresa të maskarës. Paraprakisht, sigurohuni që janë dredhur të gjitha fijet e qerpikëve.

Mos i harroni qerpikët e poshtëm!

Maskara e vendosur mirë në të dy pjesët e syrit bën që ata të duken të gjerë dhe të bukur. Kujdes, aplikoni po aq shtresa të maskarës sa keni aplikuar në pjesën e epërme.

(Kosova Sot)