Vaji Brahmi - zbulimi më i ri i blogereve të bukurisë

  • 29 August 2015 - 15:10
Vaji Brahmi - zbulimi më i ri i blogereve të bukurisë

I ndianet janë të njohura si femra me flokë të bukur e të dendur. Me siguri e keni pyetur veten se çfarë kanë në gjene këto femra, dhe se çfarë ndikon në kualitetin e flokëve të tyre. Formula magjike që bën mrekulli për flokët fshihet në vajin natyral Brahmi, i cili direkt ndikon në rritjen dhe dendësinë e flokëve. Duke pasur parasysh se ky vaj përdoret edhe në rast të rënies së flokëve, historia sërish ka dëshmuar se kjo praktikë që kanë bërë popujt e lashtë, me të vërtetë ka dobi të mëdha shëndetësore. Gotu Kola (Centella asiatica) është emri tjetër për vajin Brahmi, ndërsa bëhet fjalë për një bimë regjeneruese që rritet në Indi, në fakt në moçale, transmeton Kosova Sot Online.

Kjo bimë përbëhet nga shumë dyzime të dobishme kimike, ku përfshihen: alkaloidet, flavonoidet, saponinet etj. Brahmi përdoret si ilaç natyral në mjekësinë tradicionale 'ayurveda', në mënyrë që të rritet vëllimi dhe dendësia e qimeve, por edhe për t'u shmangur rënia e parakohshme e flokëve. Efikasiteti dhe përparësitë e saj janë të ndryshueshme, duke u varur nga gjendja e lëkurës së kokës së secilit individ.

Vaji bëhet me përzierjen e vetë bazës së Brahmi-t me vaj të kokosit (i cili duhet të jetë i pastër), e më pas përzierja aplikohet në lëkurë të kokës dhe në flokë. Mund të aplikohet direkt në flokë ose si vaj i ngrohtë për masazh të lëkurës së kokës. Kur aplikohet ky vaj, ai e ftohë lëkurën e kokës dhe redukton kruajtjen dhe irritimin. Vaji e qetëson lëkurën e kokës dhe përmirëson gjendjen e flokëve për vetëm disa javë.

EFEKTET POZITIVE TË VAJIT BRAHMI PËR FLOKË:

1. Redukton rënien e flokëve

Vaji Brahmi e ushqen rrënjën, dendëson qimen dhe përshpejton rritjen e flokut.

2. Trajton skajet e dëmtuara

Vaji Brahmi ua kthen flokëve shkëlqimin e humbur. Përbërësit natyralë kimikë ua ofrojnë qimeve të gjitha karakteristikat e nevojshme për shkak të të cilave reduktohen gjasat për krijim të skajeve të plasaritura. 3. Parandalon krijimin e zbokthit Brahmi është shumë efikas në hidratimin e flokëve. Ky vaj ndihmon në zgjidhjen e problemeve shëndetësore, siç është lëkura e tharë e kokës, kruajtja dhe zbokthi.

(Kosova Sot)