Fshehtësitë për bukuri të gjithanshme

  • 12 September 2018 - 21:47
Fshehtësitë për bukuri të gjithanshme

Për arritjen e një dukjeje të mahnitshme, për fat të mirë, nuk nevojiten prodhime të shtrenjta. Shumicën e prodhimeve mund t'i gjeni në kuzhinë. Ju sjellim disa fshehtësi që ju kursejnë kohën dhe paratë, njëherësh do të shkëlqeni

TRETJA E NJELMËT NDIHMON NË PAKËSIMIN E ËNJTJEVE DHE FYTYRËS I JEP DUKJE MË TË FRESKËT

Përgatitni një tretje me kripë, në të cilën më pas e lagni peshqirin. E aplikoni në fytyrë jo më gjatë se 10 minuta.

FRYNI BUZËT ME VAJ DHE BRUSHË TË DHËMBËVE

Mund të përdorni cilindo vaj kozmetik - të bademit, ullirit ose balsam të zakonshëm për buzë. Aplikoni vajin në brushën e butë dhe ngadalë për një minutë buzëve u bëni masazh.

PËRDORNI VAJIN E ULLIRIT PËR LËKURË ME SHKËLQIM DHE TË HIDRATUAR

Bërja masazh me vaj ulliri fytyrës, lëkurën e bën më të pastër, të butë dhe me shkëlqim. Së pari, avullojeni fytyrën, e më pas aplikojeni vajin. Bëjeni për shtatë minuta për çdo 4-5 ditë.

PËRDORNI MJALTIN PËR TË HEQUR INFLAMACIONET DHE AKNET

Aplikoni pak mjaltë në hapësirat e prekura me akne dhe prisni 15 minuta. E shpëlani me ujë të vakët. Kjo mënyrë pakëson inflamacionet, sepse mjalti posedon përbërës antibakterial.

PËRGATISNI PREPARATIN NATYRAL PËR HEQJEN E GRIMIT

Në masën 3:1 përzieni ujin e pastër dhe vajin e ullirit, në një kavanoz. E përzieni mirë dhe kjo është e tëra.

ME SODË TË BUKËS HIQNI QESKAT E ERRËTA NË SY

Shtoni një lugë sodë të bukës në një gotë ujë të ngrohtë ose çaj dhe përzieni. Lagni peshqirin apo leckën dhe e aplikoni në qeskat e syve. Prisni 15 minuta, e shpëlani dhe aplikoni kremin hidratues.

PËRDORNI MASKË ME BANANE PËR FLOKË ME SHKËLQIM DHE TË SHËNDETSHËM

Për këtë maskë ju nevojiten: 1 banane, 1 vezë, 1 lugë mjaltë dhe gjysmë gotë birrë. I përzieni përbërësit në një enë derisa masa të trashet. Maskën e vendosni në flokë dhe e lini për disa orë, më pas e shpëlani me ujë të vakët. Përdoreni këtë maskë një herë në javë dhe shpejt do t'i vëreni rezultatet. 

(Kosova Sot)