Ja pse nuk ju mban gjatë ngjyra e flokëve
Mos i lani flokët menjëherë ditën që keni lyer flokët.
Prisni të paktën deri në 72 orë.
Mos i lani flokët më shpesh se dy javë. Pasi të keni larë më shampo flokët, lini që uji të rrjedhë vetëm për disa minuta në flokë, pra jo për shumë gjatë.
Uji i nxehtë dëmton shtresën e jashtme të kutikulës, e kjo është një nga arsyet më të zakonshme që lidhet me zbehjen e ngjyrës
Përdorni gjithmonë një balsam pasi flokët e lyer me shumë gjasa janë më të brishtë dhe të thatë.
Thajini mirë me peshqir, para se të përdorni tharësen e flokëve.
Aplikoni gjithmonë një sprajt kundër nxehtësisë para se të përdorni mjete të nxehta si pjastra e masha për të stiluar flokët.
Sigurohuni që të kalojnë gjashtë javë nga lyerja para se të lini një takim tjetër në sallonin e bukurisë.
(Kosova Sot)