Maskë me çokollatë kundër puçrrave

  • 14 September 2018 - 21:27
Maskë me çokollatë kundër puçrrave

Ëmbëlsira juaj e preferuar mund t'ju ndihmojë që të pastroni tenin dhe t'i hiqni puçrrat. Kakao ka veti të hatashme shëruese, sepse është e pasur me antioksidues dhe paraqet ilaç ideal për ndryshimet e padëshiruara në lëkurë. Kjo maskë nuk u preferohet atyre që kanë probleme serioze me lëkurë, por nëse keni ndonjë telash me disa puçrra, gjithsesi ta provoni.

Përbërësit: 50 gr çokollatë të zezë pa sheqer, 2 lugë majë me pak yndyrë.

Përgatitja: Shkrini çokollatën në avull në një enë. Kur të jetë tretur, lehtë përzieni edhe majën e bukës. Pasi të keni një masë kompakte, e hiqni nga pllaka. E lini të ftohet paksa. Aplikimi: Maskën e vakët e aplikoni në fytyrë (mundeni edhe në qafë dhe dekolte) dhe e lini të veprojë 20 minuta. E shpëlani me ujë të vakët dhe aplikoni maskën hidratuese. 

 

(Kosova Sot)