5 nuancat fantastike të buzëkuqit për këtë vjeshtë

  • 17 September 2018 - 14:23
5 nuancat fantastike të buzëkuqit për këtë vjeshtë

 Marrë parasysh se këtë vjeshtë kryesisht aplikohen ngjyrat neutrale që i përshtaten kësaj periudhës kohore, stilin tuaj do ta freskoni dhe pasuroni me ndihmën e nuancave tërheqëse të buzëkuqit


Image

NGJYRË DRAMATIKE E VERËS SË KUQE Një ngjyrë kaq moderne dhe e sofistikuar, e cila ju ndihmon që të dukeni joshëse dhe nga pak dramatike. E shkëlqyeshme për të gjitha mundësitë, kjo nuancë e bukur gjithmonë tërheq vëmendje, e i përshtatet pothuajse secilit ten. 

ImageE KUQE E BUTË Nëse pëlqeni kozmetikën "MAC", e sidomos buzëkuqit, atëherë e dini se si kjo nuancë është një nga më populloret. Shumë tërheqëse, e kuqja e butë në mënyrën më të bukur të mundshme do të theksojë buzët tuaja, e gjithmonë do të jetë në plan të parë, kurdo dhe kurdo që të shfaqeni.  
 
Image

 KORALE E VËRTETË Nuanca e gjallë korale, e cila është e pasuruar me nëntoke të ngjyrës së portokalltë, në fakt krijon koralen e vërtetë. Ditët e zymta vjeshtore apo edhe mbrëmjet - është krejt e parëndësishme, sepse kjo nuancë është ajo që ju përshtatet të gjitha rasteve.
 

Image

E PORTOKALLTË ELEKTRIZUESE Jini të rëndësishme këtë sezon vjeshtor, kështu që do të zgjidhni buzëkuqin në nuancën e bukur të ngjyrës së portokalltë. Kjo nuancë në tërësi do ta freskojë dukjen tuaj, e shkëlqyeshëm përshtatet me secilin stil.  

Image

ROZË INTIME Shumë diskrete, por përsëri është shumë tërheqëse, nuancën e buzëkuqit rozë pluhur mund ta aplikoni për çdo ditë. Kjo është një ngjyrë që gjithmonë ka qenë popullore, sidomos gjatë sezonit vjeshtor - e ngrohtë dhe tërheqëse, zbukuron edhe ditën më të zymtë vjeshtore. 

(Kosova Sot)