Tri mënyra që shpejt t'i rregulloni flokët

  • 18 September 2018 - 08:20
Tri mënyra që shpejt t'i rregulloni flokët
Sa herë jeni zgjuar me flokë të shprishura, të pamundura që të rregullohen? Për fat, ekzistojnë disa mënyra me anë të të cilave mund t'i rregulloni flokët problematike për vetëm 5 minuta:

1. Përdoreni figaron në vend të hekurit për flokë Kur të zgjoheni me flokë të thyera, hekuri nuk do t'ju ndihmojë kushedi sa. Më mirë merreni "figaron" dhe lidhni lirshëm flokët e padëgjueshme. Dredhat tuaja të relaksuara do të duken mjaft mirë.

2. Zhvendoseni ndarjen në anën tjetër Ndryshimi i pozitës së ndarjes së flokëve shpesh mund të sjellë freski në stilin tuaj të flokëve, meqë tërë flokët do të marrin pamje tjetër. Krahas kësaj, është mirë që, herë pas here, ta ndërroni pozitën e ndarjes së flokëve meqë kështu do të lini përshtypje krejt tjetër te të tjerët.

3. Lëmoni flokët Pamja si me flokë të lagura (Wet hair look) është bërë shumë e popullarizuar gjatë sezoneve të fundit, e nuk ka dyshim se është përzgjedhje më elegante sesa bishti dhe flokët e mbledhura mbi kokë. Krejt çka ju duhet për këtë pamje është pak xhelatinë dhe brusha për flokë dhe, do të dukeni për mrekulli! 

(Kosova Sot)