Eliminoni majat e dyfishta të flokëve pa i prerë ato

  • 18 September 2018 - 11:53
Eliminoni majat e dyfishta të flokëve pa i prerë ato

Për të parandaluar krijimin e majave dyshe të flokut në mënyrë natyrale sigurohuni që të keni në dorë:

Vaj jojoba, vaj rozmarine, uthull molle
Çaj jeshil, çaj të zi
Letër alumini
Një ilaç shumë efektiv për të parandaluar ndarjen e flokut në fund është një kompresë për flokët: duke përgatitur një maskë nga përzierja e tre pikave të vajit jojoba, tre pika të vajit të rozmarinës dhe një lugë gjelle uthull molle.

E aplikoni në mënyrë të barabartë para se t’i lani, në flokë të thatë, duke e mbajtur 5 minuta të mbuluar me fletë alumini, kjo për të rritur efektivitetin e mbështjelljes.
Pas kësaj kohe, e shpëlani me ujë të ngrohtë dhe më pas vazhdoni me larjen me shampon që përdorni zakonisht. Është e këshillueshme për të bërë këtë trajtim të paktën dy herë në muaj.
Një tjetër metodë parandaluese për majat dyshe është të trajtoni flokët tuaj me një përbërje, gjithmonë të bazuar në përbërës natyralë.

Zieni pak ujë dhe e derdhni në një filxhan me dy bustina çaji, një bustinë çaji të gjelbër dhe një çaji të zi.
Prisni 3-5 minuta, pas kësaj kohe hiqni bustinat duke i shtrydhur mirë dhe e lini të ftohet.
Para se të laheni, lyeni të gjithë flokun tuaj me këtë përzierje, por jo rrënjët e tij. E lini disa minuta, pastaj vazhdoni si zakonisht me larjen. Kjo metodë duhet të kryhet dy herë në muaj.
Përveç trajtimeve që renditëm më sipër, rekomandohet që për të parandaluar majat dyshe të veproni si në vijim:

Nuk duhet të krihni flokët kur ato janë të lagur
Pas larjes me shampo, për të hequr të gjithë ujin e tepërt, duhet të fshini flokët me peshqir
Nuk duhet të afroni shumë tharësen me flokët, por e mbani atë për të paktën 10 cm distancë
Flokët duhet të krihen kur ata janë gjysmë të thatë dhe pasi të përfundojë tharja
Me këto gjeste të thjeshta dhe me pak durim, ju mund të luftoni në mënyrë efektive majat dyshe në fund të flokëve.

(Kosova Sot)