THJESHT DHE LEHTË, HIQENI NGJYRËN E FLOKËVE ME KËTO PREPARATE

  • 19 September 2018 - 08:23
THJESHT DHE LEHTË, HIQENI NGJYRËN E FLOKËVE ME KËTO PREPARATE
Përbërësit më poshtë do t'ju ndihmojnë që të hiqni ngjyrën e flokëve pa përdorur kemikate të forta që mund t'jua shkatërrojnë dhe dëmtojnë flokët

UTHULLA Uthulla përmban acide që mund të heqin ngjyrën nga flokët. Përzieni ujin dhe uthullën në masën 1:1. Përzierjen aplikojeni në flokët e lagur dhe e mbështillni me qese plastike. E lini të veprojë për 20 minuta.

VITAMINA C Preferohet të përdorni tableta me vitamina C për heqjen e ngjyrës në këtë mënyrë. Ky tretman është efektiv për ato me flokë e errët. Merrni 10 tableta me vitamina C dhe i vendosni në tepsi. Më pas ju shtoni ujë. Shtypni tabletat dhe i aplikoni në flokët e lagur. Më pas flokët i mbështillni me qese të plastikës dhe i lini të veprojë për 1 orë. Më pas shpëlani flokët.

VAJI I KOKOSIT Shishen me vaj kokosi e vendosni në ujë të ngrohtë dhe e lini të qëndrojë disa minuta. Më pas, vajin e vendosni në flokët tuaj, e mbështillni me peshqir dhe e lini të veprojë për një orë. Pas kësaj, peshqirin do ta hiqni me ngjyrën e flokëve të mbetur në të. 

(Kosova Sot)