Trajnerët e të famshmëve zbulojnë sekretet për të pasur një trup pa behane

  • 19 September 2018 - 13:02
Trajnerët e të famshmëve zbulojnë sekretet për të pasur një trup pa behane
Trajnerët personalë për disa nga trupat më të bukur në Australi kanë zbuluar sekretet e ushqimit dhe ushtrimeve të tyre. "Transpose Fitness" në "Bondi Beach" ka fokus boksin dhe nxit klientët, si: Pip Edwards, Georgia Fowler, Elle Morris dhe Izi Simundic. Trajnerët e "Transpose", Zach Vickers dhe Siannon Pallister, kanë qenë në industrinë e modës dhe duan të mbeten në top formë
 
Image

'Pasi kemi qenë pjesë e industrisë së modës për shumë vjet, kjo na ka lejuar jo vetëm se ta kuptojmë kërkesën fizike dhe presionin që vihet te modelet, por gjithashtu edhe presionin mendor që vjen kur ka kaq shumë kërkesa që vijnë në emrin tënd', thotë Zach për "FEMAIL

 

Image

'Kjo na lejon neve të jemi më specifikë në lëvizje të zgjedhjes së vendit dhe hapësirave që i caktojmë lart në prioritet, në termin e selektimit të peshës dhe strukturës së ushtrimeve', thotë Zach. Kjo ka bërë të njohur këtë dyshe të trajnerëve, që vizitohen nga modelet e të gjitha anëve të botës. Ata po ashtu kanë ushtruar individët, si: Mimi Elashiry, Steffanie Roberts, Dougie Joseph, Maia Cotton, Alannah Walton dhe Danielle Bernstein nga 'We Wore What'.
 

Image

Kur ushtrojnë klientët e tyre, Zach dhe Siannon ushtrimet i bëjnë veç e veç për secilin. Këtë e bëjnë ata duke e kuptuar se për çfarë ka nevojë secili person dhe si iu përgjigjen lëvizjeve të ndryshme që i bëjnë. 'Secili klient është ndryshe nga tjetri, e të tilla janë edhe nevojat e kërkesat', thonë ata. 'Në të gjitha sesionet tona, qofshin të gjithë bashkë apo një nga një, gjithçka bazohet në atë se si përgjigjet trupi, ose pesha, fuqia, kardio, me fokus të fortë në boks dhe përdorimin e teknikave të caktuara'.

 

Image

Kur bëhet fjalë për klientët e tyre të famshëm, Zach dhe Siannon thonë se sesionet e ushtrimeve kanë të bëjnë me ndihmën për ta për të arritur qëllimin unik, qofshin në qytet për disa ditë apo nëse ushtrojnë rregullisht. Duke e thënë këtë, ata kanë zbuluar një rutinë të thjeshtë - dhe merr vetëm 33 minuta. Kjo përfshin nxehjen dhe një shtrije dinamike përcjell me tre minuta vrapim të shpejtë,disa xhiro në ringun e boksit si dhe tre minuta duke goditur dorezat e mëdha të boksit. 

 

Image

Kur janë pyetur se përse leksionet e tyre janë bërë kaq të famshme midis modeleve, ndikimin e tyre në publik në përgjithësi, ata thonë se për këtë duhet falënderuar rrjetet shoqërore. 'Me valën e madhe në rrjetet shoqërore dhe nivelin e qasjes në jetën e njerëzve, krejt kjo ka dërguar në zgjimin e ndërgjegjes brenda shëndetit dhe industrisë së fitnesit'. 

 

Image

Zach ka thënë se boksi gjithmonë ka qenë i pranishëm në top pesë metodat e ushtrimeve për përfitimet mendore dhe fizike. Siannon po ashtu ka treguar si duhet të duket ushqimi i njerëzve për t'ju bërë ballë ushtrimeve. Ajo ka thënë se njerëzit duhet të ushqehen me ushqime organike dhe të qëndrojnë larg ushqimeve të përpunuara. 

 

Image

'Nëse vetë e gatuani ushqimin tuaj, kjo ju ndihmon të jeni të vetëdijshëm se çfarë po dërgoni në organizmin tuaj. Kurrë mos mbani dietë, por vetëm krijoni një mënyrë të shëndetshme të jetesës".

(Kosova Sot)