KËSHTU DUKEN ÇIZMET MË TË BUKURA PËR KËTË VJESHTË

  • 20 September 2018 - 08:32
KËSHTU DUKEN ÇIZMET MË TË BUKURA PËR KËTË VJESHTË
Çizmet elegante, që mbathen me gjithçka: funde, fustane, pantallona të gjerë dhe të ngushtë! E derisa me sezone jemi kënaqur në çizmet sipër gjurit, duket se tashmë do t'i zëvendësojmë me ato deri në kyç të këmbës me takë të lartë. Zonjat e njohura tashmë kanë gjetur disa palë çizme të preferuara dhe me krenari i kanë prezantuar përmes trendit më të ri për sezonin vjeshtor, e në pyetje janë çizmet e shkurta me motive të shtazëve në takë të hollë që hatashëm kombinohen pothuajse me gjithçka. Kur themi me gjithçka, ashtu edhe mendojmë sepse manekinia Gigi Hadid ka treguar se çizmet i ka kombinuar me një kombinezon mëndafshi, e po ashtu kombinohen edhe me xhinse apo fustane. Po ashtu, të mira janë edhe ato me motive e detaje, që do të lënë menjën ato çizmet klasike në të zezë.

(Kosova Sot)