Vishini taka çdo ditë, me këto truke nuk do keni më dhimbje

  • 20 September 2018 - 09:18
Vishini taka çdo ditë, me këto truke nuk do keni më dhimbje

Këpucët me taka të gjitha i duam shunë dhe nuk e mohojmë.. Ndoshta në verë, vajzat kanë më shumë komoditet për shkak të kohës, por gjithsesi këpucët me taka janë të preferuarat e vajzat. Edhe pse gjinia femërore duket shumë bukur me taka, vajzat bien dakord në një pikë që ato janë shumë të lodhshme.

Ja disa truke se si t’i mbani gjatë takat në këmbë pa ju lodhur dhe vrarë aspak.

1-Vendosi këpucët me taka tek ngrirja

Vendosi këpucët me taka tek ngrirja për 30 minuta. Kur ju të vishni këpucët e ftohta, do të kuptoni se si materiali do të përshtatet me formën e këmbës suaj. Ju gjithashtu mund të vendosni një qese me ujë në ngrirje dhe pastaj këtë qese ta vendosni në këpucë. Kjo do t’i hapë paksa këpucët dhe do ndiheni më komode.

2-Çorape dhe ujë të nxehtë

Lagini pak çorapet tuaja të pambukta përpara se të vishni sandalet. Ky truk do t’ju bëjë të ndiheni më rehat në sandalet tuaja.

3-Përdorni shtresa të veçanta

Zakonisht për të evituar dhimbjet nga këpucët me taka, vajzat përdorin silikon, por ne sot do t’ju japim një këshillë tjetër. Shtresat e veçanta që vendosen poshtë këmbëve janë zgjidhja ideale që të mos keni dhimbje nga takat, pasi kjo shtresë do të parandalojë lëvizjen e këmbëve tuaja në këpucë.

4- Vendosni krem hidratues

Aplikimi i një kremi hidratues në këmbët tuaja përpara se të vishni këpucët, mund t’ju shpëtojë nga fërkimi, dhimbja veçantarisht nëse këpucët janë të reja dhe të ngushta.

5-Pudra e bebit

Nëse keni pudër bebi në shtëpi, provoni këtë truk me një palë taka të larta. Kjo gjë do të parandalojë djersitjen dhe nuk do të lejojë që këmba të rrëshqasë.

6-Mos i hiqni takat gjatë ditës

Edhe nëse këpucët po ju vrasin, nëse mendoni për t’i hequr është një ide e keqe. Ju do të shpëtoni për momentin, por pasi t’i vishni sërish, do t’ju shkaktojnë më shumë dhimbje.

7-Vendosni deodorant

Përpara se t’i vishni këpucët, vendosni pak deodorant në thembrën e këmbës dhe kjo gjë do të evitojë dhimbjet dhe parehatinë.

(Kosova Sot)