Preparate të thjeshta, natyrore, për flokë të dëmtuar

  • 20 September 2018 - 15:27
Preparate të thjeshta, natyrore, për flokë të dëmtuar
Krahas një diete të mirë, këto preparate do t'ju ndihmojnë që të keni flokë të shëndetshëm, me një shkëlqim natyror 
 
Image

Askush nuk dëshiron që të ketë flokë të dëmtuara, por kjo ndodh. Ndër faktorët e shumtë që dëmtojnë flokët, janë temperaturat tepër të larta, përdorimi i aparateve për hekurosje dhe tharje të flokëve, pastaj një dietë e varfër, bile edhe krehja joadekuate e flokëve.

JA DISA NGA FAKTORËT QË DËMTOJNË FLOKËT. DUSHI TEPËR I NXEHTË
Dushi tepër i nxehtë assesi nuk preferohet për flokët, meqë ai dëmton fibrat e flokëve. Dushi i nxehtë po ashtu largon yndyrën natyrore të flokëve, duke i tharë ato dhe duke i bërë të brishta. Flokët duhen larë me ujë të ftohtë.

PËRDORIMI I HEKURIT TË FLOKËVE Aparatet për drejtim të flokëve, hekurat dhe çdo pajisje e nxehtë i dëmton flokët, sidomos nëse përdoren shpesh. Nxehtësia dëmton shtresën mbrojtëse të flokëve, si dhe proteinat e tyre.

DIETA E VARFËR Dihet mirë që dieta e varfër reflektohet shumëfish në shëndetin tonë e edhe te flokët. Flokët, në fakt, reflektojnë shëndetin tonë. Nëse nuk konsumojmë vitamina, minerale dhe proteina adekuate, atëherë nuk mund të kemi flokë të shëndetshme.

KREHJA E FLOKËVE DERISA JANË TË LAGËT Mundohuni që sa më pak t'i krihni flokët derisa bëni dush, apo derisa janë të lagëta. Po ashtu, nuk duhet t'i fërkoni flokët me peshqir, që t'i terni ato, por vetëm mbështillni ato me peshqir, që të teren vet. Edhe lidhja e flokëve bisht mund të jetë e dëmshme, nëse ngrehen fort.  

PREPARATET NATYRORE PËR TË MBROJTUR FLOKËT Disa pemë dhe bimë kanë rol kryesor për mbrojtjen e flokëve dhe për trajtimin e flokëve të dëmtuara.

 

Image

 


PREPARATE NATYRORE PËR MAJA TË ÇARA TË FLOKËVE
Çarja e majave të flokëve është shenja më e shpeshtë e flokëve të dëmtuara dhe nuk është aspak estetike.

Përbërësit
• 2 kupa me papaja (300 g)
• 1 jogurt natyral (125 g)
• 20 pika vaji të bajameve
• Kapela e dushit, apo qese plastike
Përgatitja
• Qëroni papajat dhe qitni përbërësit në një enë.
• Hiqni farat dhe ndrydheni masën si qull.
• Shtojeni jogurtin dhe vajin e bajameve.
• Përzieni mirë.
• Aplikojeni një sasi të vogël të kësaj mase në maja të flokëve dhe bëni masazh. Më pas mbuloni flokët me kapelë dushi, apo qese plastike, duke pritur 20 minuta para se t'i shpëlajmë flokët me ujë të vakët.

Image

 


PREPARATI NATYROR PËR FLOKË TË THARË

Një problem tjetër i shpeshtë i flokëve është thatësia e tyre. Kjo është pasojë e dietës joadekuate.

Përbërësit
• 1 avokado
• 1/2 kupe majonezë (100 g)
• 2 lugë gjelle mjaltë of honey (50 g)
• 1 vezë
Përgatitja
• Qitni të gjithë përbërësit në një përpunues ushqimi dhe bluani (përzieni) për disa minuta.
 • Qitni përbërësit në një enë.
• Qiteni këtë masë në flokë, duke filluar nga mesi e deri te majat.
• Lëreni maskën që të veprojë 30 minuta, e më pas lani flokët me shumë ujë.

PREPARAT NATYRORË KUNDËR RËNIES SË FLOKËVE
Rënia e flokëve është problem me të cilin janë duke u ballafaquar gjithnjë e më shpesh edhe femrat, përpos meshkujve.

Përbërësit
• 2 qepë
• Lëngu i një limoni
• 1 kupë ujo (250 ml)
Përgatitja
• Bluani të gjithë përbërësit, për ta përfituar një lëng.
• Aplikojeni përzierjen në flokë nga rrënjët deri ta majat e tyre.
• Lëreni maskën që të veprojë për 30 minuta, shpëlani flokët dhe vendosni produktet që i përdorni normalisht.
• Era e qepëve do të zgjatë derisa t'ju teren flokët. Atë do ta hetoni kur t'i lani flokët përsëri.
Nëse i përdorni këto preparate, rezultatet nuk do të mungojnë. 

(Kosova Sot)