Jeni duke e përdorur parfumin në mënyrë të gabuar, zbuloni pse

  • 20 September 2018 - 19:51
Jeni duke e përdorur parfumin në mënyrë të gabuar, zbuloni pse

Aroma e parfumit ndikon shumë në prezantimin e parë të një personi. Megjithatë duhet të mësoni mënyrën se si ta përdorni që ai të bëjë efektin e duhur.

Nëse e hidhni parfumin direkt në rroba është një praktikë e gabuar. Aroma nuk do të zgjasë shumë, gjithashtu parfumi mund të lërë shenja në rrobat tuaja. Duhet të mbani një diferencë prej 5-7 centimetrash mes trupit tuaj dhe parfumit. Asnjëherë nuk duhet ta aplikoni afër lëkurës ose shumë larg saj.

Asnjëherë mos përdorni shumë parfum, sepse kjo nuk do t’u pëlqejë të tjerëve. Aroma e tepërt mund të shkaktojë dhimbje koke. Që parfumi të ketë efekt aplikojeni në pjesën e parakrahut, tek flokët dhe tek jaka e këmishës. 

 

(Kosova Sot)