4 mënyra të thjeshta për t’i bërë flokët tuaj të rriten më shpejt

  • 21 September 2018 - 10:19
4 mënyra të thjeshta për t’i bërë flokët tuaj të rriten më shpejt

Në përgjithësi flokët nuk rriten më shumë se gjysmë inçi në muaj, prandaj vajzave u duket një përjetësi derisa të arrijnë gjatësinë e dëshiruar. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ju nuk mund ta përshpejtoni procesin. Këtu do të gjeni disa këshilla efektive për rritjen më të shpejt të flokëve.

Rritja e flokëve nis me dietën ushqimore

Një dietë ushqimore e pasur me vitamina ndikon shumë në rritjen e flokëve. Ushqimet që janë të pasura me omega-3, omega-6 dhe antioksidantë mund të ndihmojnë në rritjen e densitetit të flokëve dhe reduktojnë rënien e tyre.

Forconi skalpin

Masazhet e përditshme të skalpit të kokës ndikojnë në forcimin e flokëve. Nëse shpenzoni 5 minuta me masazh për kokën nuk do të keni shumë probleme me flokët.

Shmangni ‘extensions’

Nëse e keni për qëllim rritjen e flokëve, përdorini ‘extensions’ vetëm për raste të veçanta. Pesha e tyre mund të ndikojë negativisht në flokun tuaj natyral.

Flini në një material të mëndafshtë

Nëse flini në një sipërfaqe të butë dhe të mëndafshtë flokët tuaja nuk do të dëmtohen. Ndërroni këllëfët e jastëkut nga pambuk në mëndafsh.

(Kosova Sot)