KRIJOJENI DUKJEN E PËRSOSUR VJESHTORE

  • 22 September 2018 - 08:15
KRIJOJENI DUKJEN E PËRSOSUR VJESHTORE
Këtë vjeshtë, kur bëhet fjalë për grimin, në fokus ofrohen nuancat neutrale dhe tonet e dheut, xhinglat më nuk janë të rezervuara vetëm për raste të veçanta. Nuancat e bakrit në sy, këtë sezon janë sikur i keni rënë pikës.

Ju sjellim idenë për një dukje të përsosur me vetëm disa hapa:
• Aplikoni prajmer në fytyrë. Vetullat plotësoni me laps që i përshtatet ngjyrës natyrale, e më pas i fiksoni me xhel për vetulla.
• Qeskat e syve mbuloni me pak korrektor, e më pas mbuloni fytyrën me pudër të lëngshëm.
• Përcaktohuni për pak 'highlighter' të lëngshëm, e ngadalë me gishtërinj e shpërndani në majën e faqeve. Nën faqe aplikoni pak bronzues, për ta theksuar fytyrën, e mund të përdorni edhe hije për sytë.
• Nën kapakun e syve aplikoni një shtresë të hollë të hijes në nuancat burgundi.
• Linjën e ujit të kapakëve theksojeni pak me laps të zi apo të kaftë.
• Në pjesën e brendshme të kapakut aplikoni pak hije të artë dhe e përzieni me brushë.
• Shtoni pak maskarë dhe gjithçka plotësoni me buzëkuq në nuancë neutrale. 

(Kosova Sot)