Vera jo vetëm një pije, tashmë në shërbim të bukurisë

  • 23 September 2018 - 08:40
Vera jo vetëm një pije, tashmë në shërbim të bukurisë

Me siguri jeni mësuar ta pini verën si një shoqëruese perfekte të darkave me ushqim të mirë. Por së fundmi kjo pije është kthyer në funksion të trajtimit dhe bukurisë femërore. Lind pyetja, çfarë të mirash sjell kjo terapi? Përveçse qetëson trupin, vera ndalon plakjen e lëkurës. Kjo terapi përfshin srub të trupit dhe masazhim me verë, ose zhytje në një vaskë të mbushur me të. Por ka edhe një grup dermatologësh që nuk e rekomandojnë, të paktën për ata persona që kanë lëkurë të ndjeshme.

 

“Nëse doni të përfitoni të mirat nga rrushi i cili është produkti kryesor i pijes në fjalë, është më mirë të përdorni lëngun e tij, ose kremra dhe vajra të cilët kanë përmbajtje të tillë”,-kanë shpjeguar ata. E rëndësishme është të konsultoheni me një specialist përpara se të merrni veprime.

(Kosova Sot)