Fshehtësitë e vogla të bukurisë së engjëllusheve

  • 24 September 2018 - 08:09
Fshehtësitë e vogla të bukurisë së engjëllusheve
Fshehtësia e bukurisë së bukurosheve nga 'Victoria's Secret' fshihet në rutinën e bukurisë, të cilës fort i qëndrojnë besnike. Pos kujdesin në ushqim dhe ushtrimeve të rregullta, ato kanë rregullat e tyre

Grimin e bazojnë në dy prodhime kyçe Në mënyrë që të kanë ten gjithmonë të nxirë e të shëndetshëm, këto vajza me vete gjithmonë mbajnë bronzues. Krahas tij, gjithmonë kanë edhe buzëkuqin neutral që mund ta përshtatin me secilin grim.

Nuk pëlqejnë grimin agresiv Nuk janë adhuruese të hijeve të ndezura dhe qerpikëve artificialë. Ato kënaqen në dukjen natyrale, e sytë i rregullojnë me pak maskarë dhe nganjëherë shtojnë "cat eye", në mënyrë që ta theksojnë hijeshinë e tyre.

Parfumi nuk mjafton kurrë Pëlqejnë të kenë aromë intensive. Prandaj, parfumin e përdorin nëpër krejt trupin dhe absolutisht për secilën mundësi.

Nuk e teprojnë me pudrën Ato tentojnë që në fytyrë të kenë sa më pak prodhim që ndalojnë frymëmarrjen e lëkurës. Më me dëshirë zgjedhin kremin 'bb' me faktor mbrojtës dhe shumë pak bojëkuq

(Kosova Sot)