Pesë preparate natyrore për drejtimin e flokëve

  • 25 September 2018 - 08:23
Pesë preparate natyrore për drejtimin e flokëve
Preparatet për drejtimin e flokëve janë shumë të kërkuara, por përbërësit kimikë të tyre kanë ndikim negativ te flokët, për çka duhet gjetur alternativë

TRETMANI ME UJË TË NXEHTË Përpos që i ushqen dhe mirëmban flokët, tretmani i rregullt me ujë të nxehtë mund t'iu ndihmojë edhe në drejtimin e flokëve. Përziejeni vajin e kokosit me atë të ullirit. Pas disa ditëve, vajin e ullirit mund ta zëvendësoni me vaj të bajameve. Përzierjen fërkojeni në rrënjë të flokëve dhe, më pas, mbuloni flokët me peshqir të nxehtë. Pas 45 minutave lani flokët me shampo. QUMËSHTI Kur flitet për drejtim të flokëve, qumështi është shumë efikas. Qiteni qumështin në një shishe me spërkatës dhe spërkatni flokët. Prisni gjysmë ore, e më pas lani flokët me shampo.

LËNGU I LIMONIT + QUMËSHTI I KOKOSIT Gërryejeni kokosin, përziejeni me ujë dhe, masën e fituar kullojeni, në mënyrë që ta ndani qumështin e kokosit. Shtojeni lëngun e limonit dhe përzierjen futeni në frigorifer, ku duhet të qëndrojë disa orë. Në krye të përzierjes do të formohet një shtresë kremoze. Mu atë shtresë duhet marrë dhe duhet vendosur në flokë, duke i mbuluar më pas ato me shami të nxehtë. Pas një ore lani flokët me një shampo të butë dhe prisni derisa të teren vetë. Flokët do të jenë më të buta .

MJALTI + QUMËSHTI Shtojeni mjaltin në qumësht, derisa ta fitoni një pastë të butë. Për rezultate më efikase, shtoni në përzierje edhe dredhëza të ndrydhura, apo banane. Vendoseni këtë masë në flokë. Pasi masa të jetë tharë në flokë, atëherë shpëlajeni atë me ujë të vakët.

VAJI I ULLIRIT + VEZËT Tundni dy vezë dhe shtojeni një sasi adekuate të vajit të ullirit. Përziejeni dhe vendoseni në flokë. Pas një ore lani flokët me një shampo të butë.

(Kosova Sot)