LOSIONI NGA TRE PËRBËRËS QË SHËRON FLOKËT

  • 25 September 2018 - 23:31
LOSIONI NGA TRE PËRBËRËS QË SHËRON FLOKËT

Nëse ju bien flokët apo janë krejtësisht pa jetë, ka shumë gjasa që problemi është në rrënjë. Ndoshta keni qarkullim të dobët të gjakut, apo ndoshta poret në rrënjë janë ngulfatur me prodhimet që i aplikoni pa ndërprerë apo me shamponin, të cilin nuk e shpëlani sa duhet. Sido që të jetë, të keni lëkurë të shëndetshme të kokës është shumë me rëndësi, e ky losion të cilin lehtë mund ta përgatitni në shtëpi, do t'ju ndihmojë me këtë rast.

PËRBËRËSIT:

4 lugë vaj kokosi 2 lugë lëng limoni të shtrydhur 1 lugë lëng grejpfruti.

PËRGATITJA:

Në një enë përzieni të gjithë përbërësit derisa të fitoni një masë të përzier.

VËNIA E LOSIONIT:

Ky losion vihet në flokë të thata, por është kusht që në flokë të mos ketë pjesë të llakut apo shamposë së tharë. Losioni vihet në lëkurën e kokës me gishtërinj ose me shkopin për pastrimin e veshëve. Kur t'i keni mbuluar flokët me losion, bëni masazh për ta stimuluar qarkullimin e gjakut, e më pas e lini të veprojë për 20 minuta. Flokët i shpëlani më pas si zakonisht. Këtë losion ta përdorni çdo shtatë ditë.  

 

(Kosova Sot)