Trendët e bukurisë që u panë në ‘MTV Video Music Awards’

  • 02 September 2015 - 18:56
Trendët e bukurisë që u panë në ‘MTV Video Music Awards’

‘MTV Video Music Awards’ njihet si njëra nga ceremonitë ku yjet shfaqen me stile të ‘çmendura’ flokësh dhe me grim ekstravagant. Megjithatë, edicioni i sivjetmë ka bërë përjashtim, pasi shumica e yjeve janë paraqitur me dukje më ‘të buta’, duke shpërfaqur shumë trendë, që ia vlen të kopjohen

Gigi Hadid

Duket që Gigi Hadid është bërë një profesioniste e vërtetë sa i përket arritjes së një lëkure shkëlqyese, të cilën e arrin nëpërmjet përdorimit të saktë të bronzuesit. Me vetullat e saj të ‘rehatuara’ mirë, buzëkuqin ngjyrë bezhe dhe flokët e kthyer anash, supermodelja e ka rikthyer një trend të viteve të 90-a në mënyrën më të mirë të mundur.

Image

Demi Lovato

Zakonisht jemi mësuar që Demi Lovato-n ta shohim me flokë të gjatë e të valëzuar dhe ka qenë pikërisht ndryshimi i stilit të saj të flokëve – duke u shfaqur me flokë më të shkurtër e të lëmuar – ajo që ka rënë më së shumti në sy. Këtë stil flokësh ajo e kishte kombinuar me vetëm shkëlqyes të buzëve, duke e tërhequr vëmendjen tek qerpikët e saj.

Image

Chrissy Teigen

Gjithmonë kur Chrissy Teigen merr pjesë në një ceremoni të tillë, dihet që ajo do të sjellë diçka të re e të bukur dhe mbrëmja e së dielës nuk ka bërë përjashtim. Stili topuz i çrregullt, i punuar në mënyrë të përkryer, ia ka theksuar mollëzat e sa unike, duke bërë që Chrissy të duket shumë bukur në këtë ceremoni.

Image

Hailee Steinfeld

Njëri nga trendët më të rinj të këtij sezoni duket se është stili i syve ‘smokey’, me theks të veçantë në qendër të kapakëve të syve. Këtë e ka dëshmuar edhe paraqitja Hailee Steinfeld-it, që e kishte zhvendosur gjithë vëmendjen në pjesën e syve duke u shfaqur me buzë ngjyrë bezhe.

Image

Miley Cyrus

Miley Cyrus është përkujdesur që ta sjellë një trend të fuqishëm në ceremoninë e ‘MTV Video Music Awards’, kur është shfaqur me një stil unik, duke kombinuar buzët me ngjyrë portokalli, me ‘liner’ me ngjyrë të kaltër të ndezur dhe një stil të pazakontë bishtkali.

Image

Rita Ora

Njëra nga sensacionet e mbrëmjes, pa dyshim ka qenë edhe këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora, e cila në qilimin e kuq të kësaj ceremonie është shfaqur me një stil të përkryer bishtkali, të cilin e kishte kombinuar me grimin e syve ‘smokey’ me skaje të definuara. Duke dashur që e gjithë vëmendja të ishte tek sytë e saj, ajo kishte përdorur buzëkuq me ngjyrë bezhe.

Image

Selena Gomez

Selena Gomez nuk kishte shkuar në ekstrem, duke u paraqitur me një stil të thjeshtë të flokëve. Ajo kishte vendosur që flokët e saj të gjatë t’i përdorte për ta krijuar stilin e valëzuar të flokëve, derisa as grimi nuk ka qenë aq i ngarkuar duke ia dhënë kanadezes një dukje të përkryer, pothuajse krejtësisht natyrale.

Image

Taylor Swift

Ëmbëlsira për fund! Taylor Swift, përveçqë u nda shumë mirë nga ceremonia e sivjetmë e ‘MTV Video Music Awards’, duke rrëmbyer disa çmime, përfshirë këtu edhe çmimin kryesor, ajo ka lënë mbresa edhe me dukjen e saj unike. Gjëja që ka rënë më së shumti ka qenë kombinimi i ‘eyeliner’-it të kaltër, me sytë e saj me këtë ngjyrë. Ajo, nëpërmjet këtij ‘eyeliner’-i kishte arritur ta krijonte grimin e syve të syve sikur të maces.

Image

(Kosova Sot)