Maska për përtëritjen e lëkurës në qafë

  • 12 October 2018 - 10:07
Maska për përtëritjen e lëkurës në qafë

Kujdesi ndaj qafës nuk është më pak e rëndësishme se sa fytyra, dhe gjithë trupi. Të gjitha femrat e dinë se qafa tregon vitet. Por a bëhet diçka për ta parandaluar? Para së gjithash, duhet ditur se: të gjitha maskat ushqyese që aplikohen në fytyrë, është e domosdoshme t’i aplikoni në qafë. Ekziston një recetë përmes së cilës mund ta shtrëngoni lëkurën në qafë, ta bëni më elastike, thjeshtë ta përtërini atë. Kjo është një maskë që përgatitet një herë në javë

Përbërësit e maskës:

1 lugë kafeje kurkumë në pluhur,

3 lugë të supës sheqer,

2-3 pika vaj eterik të livandës,

3 lugë të supës vaj ulliri ose kokosi,

vanilje pluhur (në majë të thikës).

 

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit. Mund të përgatisni maskë edhe pa përdorur sheqerin, gjithçka varet nga gjendja e lëkurës tuaj. Për lëkurë me njolla nevojitet sheqer. Maskën e aplikoni në fytyrë dhe e lini për 20 minuta, më pas e shpëlani. Në lëkurë të pastër aplikoni kefir (ose jogurt).

 


(Kosova Sot)