ÇIZMET QË DO T'JU SJELLIN MË SË SHUMTI KOMPLIMENTE: KËSHTU DUKEN ÇIZMET PËR KËTË SEZON

  • 13 October 2018 - 09:26
ÇIZMET QË DO T'JU SJELLIN MË SË SHUMTI KOMPLIMENTE: KËSHTU DUKEN ÇIZMET PËR KËTË SEZON
Lajmi i mirë është se mund t'i mbathni nga fillimi i pranverës me gardërobën me shtresa dhe të holla. Këtë sezon vjeshtor lirisht mund të kurseni, sepse edhe më tutje në trend janë modelet e çizmeve që i keni mbathur edhe vitin e kaluar. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat çorapë-çizme, të cilat, ashtu siç edhe emri u thotë, kujtojnë në çorapë, sepse ngjiten mirë për këmbë. Marrë parasysh se edhe vitin e kaluar ishin hit i madh, me gjasë ka prej jush që ende i keni në dollap, e nëse ende nuk keni një palë të tilla, tashmë do të dëshironi ta bëni një gjë të tillë. Një nga arsyet kryesore përse ende janë në modë është për faktin se falë tyre këmbën në mënyrë vizuale ishin më vitale, sidomos nëse kanë taka të larta, e përparësia e madhe është se janë të gjithanshme. Njëjtë bukur duken edhe në kombinim me xhinse të zakonshme si dhe me një fustan solemn,kështu që janë zgjedhje e shkëlqyeshme për raste të ndryshme, e marrë parasysh në përparësitë e tyre, jemi të bindur se do të jenë në modë edhe në disa vitet e ardhshme, prandaj ia vlen të investoni në to. 

(Kosova Sot)