Këshilla për lëkurë të pastër

  • 03 September 2015 - 11:56
Këshilla për lëkurë të pastër

Nuk është gjithmonë e lehtë ta mbani fytyrën pastër, pas shfaqjes së akneve, puçrrave apo shenjave të tjera bezdisëse. Megjithatë, nëse ndiqni këto këshilla, shumë shpejt do të keni një lëkurë të butë dhe pa shenja

1. Pastroni fytyrën vazhdimisht!

Shumë shpesh u ndodh femrave që të shkojnë në gjumë pa e pastruar fytyrën e tyre. Ato madje gjejnë shumë arsyetime për ta bërë një gjë të tillë. Disa thonë që nuk kanë grim për të pastruar, e disa mund të thonë që janë tepër të lodhura për ta bërë një gjë të tillë. Megjithatë, është shumë e rëndësishme që fytyra të pastrohet çdo mbrëmje para gjumit, nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndoshë, transmeton Kosova Sot Online.

2. Gjeni produktin e përshtatshëm!

Disa produkte mund të kenë efekt pozitiv tek disa lloje lëkurash, mirëpo mund të kenë efekt tërësisht të kundërt tek femrat e tjera. Andaj, para se të vendosni se çfarë produkti do të përdorni, është shumë e rëndësishme të hulumtoni se cili prej produkteve përshtatet më së miri me tipin e lëkurës suaj.

3. Provoni pastën e dhëmbëve!

Nëse fytyra juaj është mbuluar nga aknet dhe nesër keni një intervistë për punë, mos u shqetësoni, pasta e dhëmbëve është ilaç për një gjë të tillë. Para se të shkoni në gjumë, trajtoni aknet me pastë dhëmbësh dhe të nesërmen do t’i shihni rezultatet befasuese.

4. Hidratoni lëkurën!

Uji është pjesa më e rëndësishme e kujdesit ndaj lëkurës. Nëse po përgatiteni për ndonjë eveniment dhe dëshironi t’i shmangni aknet dhe shenjat e tjera, mundohuni ta hidratoni sa më tepër lëkurën tuaj. Përveç pastrimit, trajtimit të jashtëm, uji ka ndikim të madh edhe nëse pihet, pasi që e hidraton lëkurën nga brenda.

5. Mos e prekni fytyrën!

Kjo është këshilla më e vështirë, sidomos nëse keni shumë shenja në fytyrë. Shumica e femrave mundohen t’i largojnë shenjat në fytyrë apo thjesht u bëhet shprehi t’i prekin. Megjithatë, ndonëse është shumë e vështirë, mos e prekni fytyrën.

(Kosova Sot)