Rripi + xhaketa sportive - kombinimi modern për ditët vjeshtore

  • 16 October 2018 - 08:43
Rripi + xhaketa sportive - kombinimi modern për ditët vjeshtore
A jeni në kërkim të trikut, i cili do t'ju sjellë poenë shtesë në fushën e modës? J u preferojmë që ta provoni trikun e preferuar të stilit të rrugëve të yjeve. Vajzat moderne në rrugët e metropoleve botërore shpesh mund t'i shohim sesi kombinojnë xhaketat vjeshtore dhe rripat e lëkurës. Ky kombinim sjell pak dramë në stajlingun tuaj ditor, është shumë në trend dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, ua thekson belin. Blijeni një rrip modern me tokëz interesante dhe luani me modën. Xhaketa sportive + rripi është një formulë e modës e cila do t'ju përcjellë nga zyra drejt e te ndeja e mbrëmjes. Ky kombinim shkon mirë me xhinsi, këmishë, taka të larta, çizme, por edhe atlete. 

(Kosova Sot)