3 MASKA NATYRALE KUNDËR RRUDHAVE

  • 16 October 2018 - 11:24
3 MASKA NATYRALE KUNDËR RRUDHAVE

3 MASKA NATYRALE KUNDËR RRUDHAVE

Jemi të sigurt se kjo temë, kur lëkura e fytyrës është në pyetje, ka shumë domethënie për juve. Pa marrë parasysh sa janë të padukshme dhe të pavërejtura, jemi të bindur se rrudhat janë shenjat e para të plakjes. Ato nuk mund të ndalohen, por sigurisht se mund të ngadalësohen. Pos gjeneve, që luajnë rol të rëndësishëm, shumë varet edhe nga ne, sa jemi të përkushtuar për kujdesin e rutinës së përditshme, zbukurimit, në mënyrë që lëkurës t'i japim një dukje të re me shkëlqim. Në vazhdim ju sjellim tri maska natyrale kundër rrudhave, që përtërijnë fytyrën tua

MASKË ME AGRUME KUNDËR PLAKJES SË LËKURËS SË FYTYRËS

Ju nevojiten një limon dhe 2-3 lugë mjaltë. Shtrydheni lëngun e limonit dhe përzieni me mjaltin. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, tretni maskën me pak ujë, në mënyrë që të mos vijë deri te ndonjë irritim i mundshëm shkaku i acideve të limonit. Maskën e aplikoni në fytyrë, e lini të veprojë për rreth 10 minuta, derisa të thahet, më pas e shpëlani me ujë të vakët. Mos e fshini fytyrën me peshqir, por e lini të thahet vetvetiu. Këtë maskë ta aplikoni një herë në javë. Kjo maskë me agrume është preventivë e hatashme kundër rrudhave. Falë vitaminave C dhe E, lëkura juaj do të jetë e butë dhe elastike, duke ruajtur dukjen e përtërirë. 

MASKË NGA KAROTA DHE MJALTI

Ju nevojitet 1 karotë dhe 2 lugë mjaltë. E shpëlani dhe pastroni karotën, e më pas e bluani në blender. Aty shtoni mjaltin dhe keni fituar maskën që do ta aplikoni në fytyrë. Maska duhet të qëndrojë 20 minuta në mënyrë që të veprojë në mënyrë adekuate, pastaj e hiqni me ujë, aplikojeni këtë maskë 2 herë në javë. Kjo maskë ka përmbajtje me antioksidues, duke e bërë ilaç kundër rrudhave ekzistuese si dhe duke parandaluar rrudhat e reja.

KURKUMA PËR QARKULLIM TË GJAKUT NË LËKURË

Ju nevojiten 1,5 lugë miell, dhe pak qumësht t freskët. Përzieni miellin dhe kurkumën, aty shtoni pak qumësht në mënyrë që të keni një maskë unik të trashë. Aplikoni maskën në fytyrë - më së miri me brushën e pudrës dhe e lini të veprojë për 30 minuta. E hiqni me ndihmën e ujit të vakët. Kjo maskë lëkurën tuaj e bën më me shkëlqim, përmirëson qarkullimin e gjakut. Aplikojeni njëherë në javë.

(Kosova Sot)