Harroni ‘ombre’ apo ‘balayage’ klasikë: Hit ngjyra e flokëve për vjeshtë me të cilën do të dashuroheni

  • 17 October 2018 - 09:21
Harroni ‘ombre’ apo ‘balayage’ klasikë: Hit ngjyra e flokëve për vjeshtë me të cilën do të dashuroheni

Këtë vjeshtë provoni diçka më ndryshe dhe më të guximshme!

Fjala është për tonet e përziera: të purpurtë, të portokalltë, të trëndafiltë dhe vjollcë me ngjyrë çokollate – nuancë e re e flokëve e cila ka pushtuar industrinë e bukurisë…

Mbase ju duket sikur nga salloni i floktarit do të dilni e larme, mirëpo në të vërtetë fjala është për nuancën vjeshtore të ngjyrës së çokollatës me xhufka suptile.

Për të arritur këtë hit ngjyre për vjeshtë, para ngjyrosjes frizeri flokët patjetër do t’jua zbardh me blansh, nëse nuk jeni me fat të keni flokë bionde natyrale.

Pastaj do të duhej kuturu të zgjidhni dhe të ngjyrosni tufat e flokëve me ngjyrat e sipërpërmendura.

Mos u brengosni nëse ngjyrat përzihen, sepse pikërisht ato ndryshime krijojnë nuancën e re, andaj flokët do t’ju bëhen me shkëlqim edhe më të bukur dhe më të larmë.

Dukja e këtillë është e përshtatshme për sezonin e vjeshtës dhe është zgjedhje e vërtetë, nëse dëshironi ndryshimin i cili do t’i kënaqë edhe të gjithë të afërmit dhe miqtë tuaj! 

Image
Image


(Kosova Sot)