Pesë maska që inkurajojnë rritjen e flokut

  • 17 October 2018 - 11:35
Pesë maska që inkurajojnë rritjen e flokut

Këto maska me përbërës natyralë, pos se ndihmojnë me rritjen e flokut, po ashtu ndihmojnë të luftoni edhe problemet e tjera, si tharjen e flokut apo flokun e yndyrshëm, varësisht nga rasti i flokut, si dhe zbokthin

MASKË ME KAROTA DHE AVOKADO

Pjesa e brendshme e avokados është përplot me vitamina, minerale dhe yndyra që i ofrojnë lagështi lëkurës së kokës nga brenda. Ju rekomandojmë këtë maskë nëse keni flokë tepër të thatë, që thyhen lehtë dhe që keni zbokth. Përbërësit: 1/2 e avokados së shtypur 10 pika vaj karote 1 lugë mjaltë (7.5 g) Përgatitja: Shtypeni avokadon për të krijuar një pastë. Shtoni më pas hidhni vajin e karotës dhe mjaltin. Aplikojeni në flokë dhe i bëni masazh për t'u siguruar të nutrientet të arrijnë në vendin e duhur. E lini të pushojë për 30 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ftohtë.

KAROTË DHE BANANE

A keni një banane për ta shtypur në kuzhinë? Përdoreni për ta bërë këtë maskë. Duhet ta dini se bananet ofrojnë dobi të shumta për shëndetin e flokut. Përbërësit: 1 banane të shtypur 1 lugë vaj karote (5 g) Përgatitja: Së pari, shtypeni bananen dhe shtoni vajin e karotës Më pas, i përzieni dhe aplikoni në flokun e thatë, të pastruar paraprakisht Bëni flokut masazh dhe e lini për 25 minuta. E shpëlani me flokë të pastër.

PARA-SHAMPON PËR INKURAJIMIN E RRITJES SË FLOKUT

A dëshironi në maskë të thjeshtë e të lehtë për t'u aplikuar? Nëse po, kjo maskë merr vetëm disa minuta nga dushi i ditës Përbërësit: 1 lugë vaj karote (5 g) 1/2 e lugës vaj ulliri (8 g) 1 kapsulë me vitamina E. Përgatitja: Kombinoni këto dy lloje të vajit, shtoni vitaminën E dhe fërkoni duart për t'u ngrohur. Ta aplikoni në flokë dhe e lini të veprojë për 30 minuta. E shpëlani me ujë të ftohtë.

MASKË PËR FLOKË TË YNDYRSHËM

Recetat nga më lart kryesisht janë për flokun e thatë dhe për rritjen e tyre. Nëse keni flokë të yndyrshëm, provojeni këtë maskë. Përbërësit: 1 vezë 1 lugë vaj karote (5 g) Përgatitja: Përzini dy përbërësit në një enë Me ndihmën e një brushe, aplikoni përzierjen në flokun tuaj Kushtoni vëmendje në lëkurën e kokës E lini të veprojë për 25 minuta dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë.

MASKË PASTRUESE ME LIMON

A po vuani nga humbja e flokut? Rekomandimi i parë është të ndaloni së ngjyrosuri ato. Kemikatet në ngjyrë dëmtojnë rrënjën e flokut. Nëse dëshironi ta 'çelni' flokun tuaj përdoreni këtë maskë për të inkurajuar rritjen e flokut. Përbërësit: Lëngun e shtrydhur nga 10 limonë 1 lugë vaj karote (5 g) 1/2 e gotës çaj kamomili (100 ml) Përgatitja: Përzieni përbërësit dhe i vendosni në një shishe me pikatore Çdo ditë, para dushit, aplikoni përzierjen në flokë E lini të veprojë për 15 minuta, më pas e shpëlani.

(Kosova Sot)