PANTALLONAT KADIFE, TOP-TRENDI VJESHTOR

  • 17 October 2018 - 15:25
PANTALLONAT KADIFE, TOP-TRENDI VJESHTOR
Kurrsesi nuk gjendeni në trendët vjeshtore me motivet e kafshëve dhe detajet klasike të lëkurës në gardërobë? Ngjyrat tipike vjeshtore nuk janë zgjedhja juaj? E, çfarë do të thoshit nëse ju themi se në skenën e modës po kthehen me të madhe, trendi i dekadave të fundit - bëhet fjalë për pantallonat kadife. Pantallonat kadife në të kaluarën janë karakterizuar si material luksoz që jo të gjithë kanë pasur mundësinë ta përjetojnë. Ky material interesant ka qenë i rezervuar vetëm për të pasurit, kurse e kanë veshur nëpër stile të ndryshme, as më pak as më shumë sesa mëndafshi. Ky material shumë i ndjeshëm nuk ka zgjatur gjatë, shpejt ishte ndyrë dhe ka kërkuar kujdes dhe shpëlarje të shpeshtë. Nga kjo arsye, me kalimin e kohës janë shfaqur lloje më të lira të pantallonave kadife, e sot më i pranishëm është kombinimi i poliesterit dhe pambukut. Më së shpeshti vishen në periudhën e dimrit, në ditët e ftohta. Këta pantallona kadife tashmë në kohën moderne vijnë në ngjyrat pastele, të buta, vijnë edhe në pallto që bëjnë kombinimin e duhur. Vijnë në nuancat e bukur ezmere, të gjelbra dhe të ndezura. Modelet retro janë zgjedhje e duhur dhe është fakt se nuk është mirë për të hedhur rrobat e vjetra, sepse heret a vonë shfaqen në pistën e modës. 

(Kosova Sot)